Posto punë

Ballina / Punët / Student Ambassador

Student Ambassador

ISIC Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

🎓  Kërkojmë Ambasadorë Studentorë për ISIC Albania!

Je student, të pëlqen të krijosh përmbajtje dhe kërkon përvojë reale me një markë ndërkombëtare? Ky rol është për ty.

Rreth ISIC

ISIC është e vetmja kartë studenti e njohur ndërkombëtarisht, e mbështetur nga UNESCO dhe e përdorur nga mbi 3 milionë studentë çdo vit. Me ISIC, studentët kursejnë në Spotify, udhëtime, blerje, argëtim, softuer dhe shumë më tepër, në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Roli

Si Ambasador, do të përfaqësosh ISIC në rrjetet sociale dhe në fakultetin tënd. Do të na ndihmosh t’u tregojmë studentëve vendas vlerën e shtuar të kartës.

📅 Kohëzgjatja:  6 muaj, me mundësi vazhdimi

⏱️  Angazhimi:  fleksibël

Çfarë do të bësh

  • Krijon video të shkurtra dhe postime për ISIC, me stilin tënd
  • U tregon studentëve si kursejnë realisht: në udhëtime, aplikacione, ushqim dhe argëtim
  • Shfaqesh në profilet zyrtare të ISIC Albania dhe i ndan postimet edhe në profilet e tua
  • Përfaqëson ISIC në universitetin tënd: evente, stenda, panaire

Kë kërkojmë

  • Studentë aktualë ose të sapodiplomuar
  • Persona komunikues dhe krijues
  • Që ndihen rehat para kamerës
  • Me interes për rrjetet sociale, marketingun dhe brandingun

Çfarë përfiton

  • Statusin e Ambasadorit të ISIC për CV dhe LinkedIn
  • Përvojë reale si përfaqësues i një marke ndërkombëtare studentore
  • Komision për çdo student të referuar me linkun tënd personal
  • Përparësi për mundësi pune në të ardhmen pranë ISIC Albania

📩  Si të aplikosh

Plotëso formularin ose na dërgo një email tek contact@studentcard.al

Aplikimet mbyllen më  21 nëntor .

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4489349163/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 14/11/2026 · Skadon 13/01/2027

Punë të ngjashme