Përshkrimi
Real Dent Center kërkon Specialiste Shitjesh (F)
Real Dent Center është një kompani në rritje në fushën e distribucionit dentar në Shqipëri. Po kërkojmë të zgjerojmë ekipin me një specialiste shitjesh energjike dhe të komunikueshme, e cila dëshiron të zhvillohet profesionalisht në një sektor teknik dhe dinamik.
Ofrohet:
- Page baze + Bonuse
- Fundjava pushim
- Ditet e festave pushim
- 28 dite pushime zyrtare
- Makina dhe oferta e telefonit nga kompania.
Detyrat kryesore:
- Komunikim dhe shitje direkte me klinika dhe laboratorë dentarë
- Menaxhim porosish dhe ndjekje e procesit të shitjes deri në finalizim
- Përgatitje ofertash dhe prezantim profesional i produkteve
- Komunikim me klientët edhe në kanale online (telefon, email, rrjete sociale)
- Ndjekje e klientëve pas shitjes dhe ofrim suporti informues
- Mësim i vazhdueshëm mbi produktet dentare që ofron kompania
- Pjesëmarrje në trajnime, seminare, ekspozita dhe evente profesionale dentare
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindjeje
- Personalitet pozitiv, korrekt dhe i organizuar
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar)
- Përdorim i mirë i Microsoft Word dhe Excel
- Njohuri bazë ose eksperiencë me programe financiare (p.sh. Financa 5)
- Eksperiencë ose gatishmëri për të punuar me sisteme CRM / ERP
- Njohuri ose interes për marketingun përbën avantazh të madh
- Përvoja në shitje përbën avantazh, veçanërisht në fushën mjekësore ose dentare
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 02/03/2026 · Skadon 19/01/2027