Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Administrimi

Specialist/e Administrimi

SiCRED sh.a

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.

SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një “Specialist/e Administrimi” pranë Drejtorisë së Shitjeve.

Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:

  1. Të ketë mbaruar studimet e larta, preferohet në njërën nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;
  2. Të ketë aftësi komunikimi dhe të punuari në grup;
  3. Të ketë aftësi organizimi dhe të mbajturit saktë të informacionit;
  4. Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike;
  5. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Informacion mbi përshkrimin e punës:

  1. Përgatit dhe dorëzon librin e shitjeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Kontabilitetit në fund të çdo dite dhe muaji;
  2. Mban inventarin e policave;
  3. Përgatit Urdhrat e anulimit të policave dhe njoftimit e anulimit për institucionet përkatëse dhe klientët;
  4. Përgatit databazën e policave te shitura gjatë muajit etj.

Përse duhet të punoni pranë SiCRED?

Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:

  1. Sigurim privat jete
  2. Sigurim privat shëndeti
  3. Sigurim privat jete me kursim
  4. Fond privat pensioni
  5. Një udhëtim stafi në vit
  6. Mundësi trajnimi

Informacion mbi pozicionin e punës:

Lloji i punës - Kohë e plotë

Orari - 08:00-17:00

Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë

Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 31 Korrik 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

·  Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë

·  Me email : vbodo@sicred.com.al, okodra@sicred.com.al, contact@sicred.com.al

·  LinkedIn

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-administrimi-at-sicred-sh-a-4442873031

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 27/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme