Posto punë

Ballina / Punët / Specialist MIS

Specialist MIS

DEKRA Arbeit Group Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

📢 Po rekrutojmë – Specialist MIS

DEKRA Arbeit Albania , në emër të klientit të saj – një institucion financiar jobankar të konsoliduar – është në kërkim të një profesionisti energjik për t’iu bashkuar ekipit të tyre pranë Departamentit IT, në Zyrën Qendrore.

Ky rol është një mundësi e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të punojnë në një ambient profesional, me mundësi zhvillimi dhe projekte të sfidueshme në fushën e IT-së dhe të sistemeve të informacionit.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Analizimin e nevojave të biznesit për automatizimin e proceseve dhe aktiviteteve, dhe zhvillimin e aplikacioneve dhe raporteve në përputhje me specifikimet e biznesit.
  • Mbështetjen e njësive të biznesit për kërkesa të reja apo modifikime të sistemeve ekzistuese, duke hartuar zgjidhjet përkatëse.
  • Zhvillimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e raporteve dhe aplikacioneve në përputhje me specifikimet e biznesit.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacionit, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë minimale 2-vjeçare në bazat e të dhënave, zhvillimin e raporteve dhe pozicione të ngjashme IT.
  • Njohuri të mira të RDBMS (MSSQL/ORACLE) dhe instrumenteve për raportim.
  • Përvoja në sistemet bankare dhe njohuri të produkteve financiare është avantazh.
  • Njohuri programimi (Net, PHP, Java, PL/SQL, XML, Web Services).
  • Aftësi të forta analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Përvoja në institucione financiare apo banka është avantazh (minimum 2 vjet).
  • Njohuri të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht.

Çfarë ofrohet:

  • Ambient profesional dhe mundësi reale zhvillimi.
  • Bashkëpunim me një ekip IT të përkushtuar dhe projekte sfiduese.
  • Siguri dhe stabilitet në punë.

Për të aplikuar:

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në emailin: info.al@dekra.com

Të gjithë kandidatët që përzgjidhen do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-mis-at-dekra-arbeit-group-albania-4392931115

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 30/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme