Përshkrimi
Company Description
Artistic Jewellery Pirro, e themeluar në vitin 1995 nga z. Pirro Ruço, është një argjendari artizanale elitare e njohur për mjeshtërinë e hollësishme dhe përsosmërinë artistike. Me mbi 30 vite eksperiencë, kompania ka shërbyer pranë institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, si Presidenca dhe Kryeministria. E specializuar në punime miniaturë, monedha, bizhuteri të çmuara dhe filigran të punuar me dorë, krijimet tona kanë fituar vlerësim dhe njohje ndërkombëtare për cilësinë dhe unikalitetin e tyre.
Role Description
Specialist/e Kontabiliteti (Finance & Kontabilitet) është një rol kyç në Argjendari Pirro, i fokusuar në menaxhimin e saktë dhe të plotë të proceseve financiare e kontabël të kompanisë.
Qualifications
- Diplomë Bachelor (sistem 4-vjeçar) në Finance–Kontabilitet , Universiteti i Tiranës
- Master Profesional/Shkencor në Kontabilitet ose Finance
- Minimumi 2+ vite eksperiencë pune ( preferohet në prodhim , ose zyrë kontabiliteti)
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe deklarimeve tatimore: Libra Blerje/Shitje, listëpagesa, pasqyra financiare
- Excel në nivel të avancuar
- Njohje shumë e mirë e Alpha ose Financa 5 (sidomos modulet e prodhimit)
- Anglisht ose Italisht në nivel shumë të mirë
- Aftësi të mira për punë në ekip
- Përkushtim dhe aftësi për të punuar nën presion & deadline
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në e-mailin info@pirro.al
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-kontabiliteti-at-artistic-jewellery-pirro-4357578268
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 03/02/2026 · Skadon 19/01/2027