Përshkrimi
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995.
Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.
Eurolab ka shpallur vakant pozicionin: "Specialist Kontabiliteti".
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistrimi i faturave të shpenzimeve, blerjeve dhe importeve (përfshirë detyrimet doganore).
- Regjistrimi ditor i arkës dhe rakordimi me klientë dhe furnitorë.
- Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve (fatura, urdhra blerjeje, fletë hyrje/dalje).
- Regjistrimi dhe monitorimi i hyrje-daljeve të mallrave në magazinë.
- Kryerja e kontrolleve periodike të stokut dhe raportimi i mospërputhjeve.
- Rakordimi me Doganën për regjimet dhe dokumentacionin përkatës.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në financë dhe/ose menaxhim magazine përbën avantazh.
- Njohuri të mira të paketës MS Office dhe sistemeve financiare.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
- Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
- Mendon për biznesin : Përpiqet për punë cilësore.
- Maksimizon kontributin e tij : Ka qëndrim prej fituesi.
- Ka rezultat : Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat.
- Ruan konfidencialitetin : Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.
Mënyra e Aplikimit
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën hr@eurolabinternacional.com
Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.
Shënime
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 12/03/2026 · Skadon 19/01/2027