Posto punë

Ballina / Punët / Specialist i Sigurimit Bankar (Bancassurance)

Specialist i Sigurimit Bankar (Bancassurance)

ProCredit Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

ProCredit Bank po kërkon të rekrutojë një Specialist të Sigurimit Bankar (Bancassurance) , i cili do të kontribuojë në zhvillimin e aktivitetit të sigurimeve në bankë përmes menaxhimit të partneriteteve me kompanitë e sigurimit, zhvillimit të produkteve dhe mbështetjes së rrjetit të degëve. Në këtë rol, ju do të luani një rol kyç në identifikimin e mundësive të reja të biznesit, rritjen e performancës së portofolit dhe ofrimin e zgjidhjeve me vlerë të shtuar për klientët tanë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet me kompanitë partnere të sigurimit.
  • Koordinon iniciativa dhe aktivitete të përbashkëta ndërmjet Bankës dhe partnerëve të sigurimit.
  • Kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve të sigurimit në përputhje me nevojat e klientëve dhe objektivat e biznesit.
  • Mbështet promovimin dhe shitjen e produkteve të sigurimit përmes rrjetit të degëve.
  • Ofron trajnime dhe asistencë për stafin lidhur me produktet dhe proceset e sigurimit.
  • Monitoron performancën e aktivitetit të bancassurance dhe identifikon mundësi për rritje dhe përmirësim.
  • Përgatit analiza dhe raporte periodike mbi rezultatet dhe zhvillimin e portofolit.
  • Siguron përputhshmërinë me kërkesat ligjore, rregullatore dhe standardet e cilësisë së Bankës.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë mbi 3 vite në sigurim bankar (bancassurance) në sektorin bankar ose të sigurimeve.
  • Njohuri të tregut të sigurimeve dhe produkteve financiare përbëjnë avantazh.

Aftësitë:

  • Aftësi të forta komunikimi dhe negocimi.

  • Aftësi për ndërtimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët dhe palët e interesit.

  • Aftësi organizative dhe koordinuese.

  • Mendim analitik dhe orientim drejt rezultateve.

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe paketës Microsoft Office.

  • Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 22.10.2026 , në adresën: burime.njerezore@procredit-group.al

*Ju lutemi vini re: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ProCredit Bank.

ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështëtur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentët e tjera të paraqitura nga ata.

ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe tëknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitëtin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com*

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4479548558/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 14/10/2026 · Skadon 13/12/2026

Punë të ngjashme