Përshkrimi
Rreth nesh
ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist i Lartë për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Proceseve
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Analizon proceset ekzistuese të biznesit dhe identifikon mundësi për optimizim, automatizim dhe standardizim.
- Dokumenton dhe përditëson proceset, procedurat dhe udhëzimet operative të kompanisë.
- Mbledh dhe analizon kërkesat e departamenteve të biznesit për ndryshime ose zhvillime të reja.
- Përgatit specifikimet funksionale për zhvillimet që do të implementohen nga departamenti i Teknologjisë së Informacionit.
- Bashkëpunon me ekipin e IT gjatë analizës, zhvillimit, testimit dhe implementimit të funksionaliteteve ose sistemeve të reja.
- Koordinon dhe realizon testimet funksionale (User Acceptance Testing – UAT) për zhvillimet e reja.
- Monitoron rezultatet pas implementimit dhe propozon masa korrigjuese ose përmirësime të mëtejshme.
- Mbështet zhvillimin dhe implementimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të reja.
- Përgatit analiza, raporte dhe prezantime për menaxhimin mbi ecurinë e projekteve dhe iniciativave të përmirësimit.
- Merr pjesë në projektet strategjike të kompanisë dhe koordinon iniciativat ndërdepartamentale.
- Ofron mbështetje dhe udhëzime për departamentet gjatë implementimit të proceseve të reja.
- Monitoron treguesit e performancës së proceseve dhe propozon iniciativa për përmirësim të vazhdueshëm.
Arsimi
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Inxhinieri Industriale, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Studimet pasuniversitare ose certifikimet profesionale përbëjnë avantazh.
Eksperienca
- Minimumi 5 vite eksperiencë në analizën, zhvillimin ose përmirësimin e proceseve të biznesit.
- Eksperiencë në sektorin bankar, financiar ose mikrofinanciar përbën avantazh.
- Eksperiencë në menaxhimin ose koordinimin e projekteve ndërmjet departamenteve.
Njohuritë dhe Aftësitë
- Njohuri të metodologjive të analizës dhe optimizimit të proceseve.
- Aftësi për hartimin dhe dokumentimin e proceseve të biznesit.
- Njohuri mbi analizën e kërkesave funksionale dhe ciklin e zhvillimit të sistemeve.
- Eksperiencë në testimin funksional (UAT).
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
- Njohuri të mjeteve si Jira, Confluence ose platforma të ngjashme përbëjnë avantazh.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, me aftësi për të hartuar dokumentacion dhe për të komunikuar në mjedis profesional.
Kompetencat
- Mendim analitik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
- Orientim drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe planifikuese.
- Komunikim dhe bashkëpunim ndërdepartamental.
- Menaxhim efektiv i prioriteteve dhe afateve.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë.
- Aftësi për të menaxhuar ndryshimet organizative.
- Integritet dhe profesionalizëm.
Benefitet
ECFA Sha dëshiron të krijojë një ambient të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron.
Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
- Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat
- Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
- Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
Instruksione mbi aplikimin
Nëse ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dergoni CV tuaj në linkun:
https://talent.sage.hr/jobs/8b88d8cf-24f3-4d4b-bba3-0d55a538f094
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 15/07/2026 · Skadon 19/01/2027