Përshkrimi
MUNDËSI PUNËSIMI | AUDIT
Kompania jonë është në kërkim të një profesionisti/eje për t'iu bashkuar ekipit në Departamentin e Auditit .
Qëllimi i pozicionit
Kontrolli dhe verifikimi i proceseve financiare, kontabël dhe operative të shoqërisë, me fokus në identifikimin e parregullsive, devijimeve dhe risqeve, si dhe në përmirësimin e proceseve të brendshme.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Kontrolli i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
- Verifikimi i faturave, pagesave, kontratave dhe dokumentacionit mbështetës.
- Kontrolli i situacioneve të punimeve dhe përputhshmërisë me kontratat dhe preventivat.
- Verifikimi i kostove të projekteve dhe evidentimi i devijimeve.
- Kontrolli i furnitorëve, nënkontraktorëve dhe rakordimeve përkatëse.
- Pjesëmarrja në kontrollet e magazinës dhe inventarizimet.
- Verifikimi i zbatimit të procedurave të brendshme.
- Përgatitja e raporteve të auditimit, me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.
- Ndjekja e zbatimit të masave korrigjuese.
- Bashkëpunimi me departamentet e Financës, Kontabilitetit, Juridikut, Prokurimit dhe Drejtorisë Teknike.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet dhe/ose Audit.
- Preferohet eksperiencë në audit, financë ose kontabilitet.
- Eksperienca në sektorin e ndërtimit përbën avantazh.
- Njohuri të mira të Microsoft Excel dhe programeve financiare.
- Aftësi të mira analitike, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Integritet profesional dhe ruajtje e konfidencialitetit.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në mesazh privat ose në adresën e email-it: [Vendos email-in këtu].
Nëse njihni dikë që mund të jetë i/e përshtatshëm/me për këtë pozicion, ju lutemi ndajeni këtë njoftim.
#Hiring #JobOpportunity #Audit #Finance #Accounting #CareerOpportunity
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 18/11/2026 · Skadon 17/01/2027