Posto punë

Ballina / Punët / Social Media Manager/ Content Creator (TIMAK Defence)

Social Media Manager/ Content Creator (TIMAK Defence)

Ecommerce-Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kompania Timak Defence kerkon te punesoje :Social Media Manager/ Content Creator

Detyrat

  • Hartimi dhe zbatimi i planit mujor të përmbajtjes për LinkedIn, Instagram, Facebook dhe YouTube.
  • Krijimi i përmbajtjes që prezanton njerëzit, proceset, njohuritë, produktet dhe kapacitetet e kompanisë.
  • Planifikimi, filmimi dhe montimi i Reels, videove të shkurtra, Stories dhe materialeve behind-the-scenes.
  • Shkrimi i captions, teksteve për postime, skenarëve të shkurtër dhe përmbajtjeve në shqip dhe anglisht.
  • Publikimi dhe planifikimi i përmbajtjes sipas kalendarit editorial.
  • Dokumentimi i aktiviteteve të përditshme në fabrikë, projekteve, testimeve, eventeve dhe dorëzimeve.
  • Koordinimi me Graphic Designer, ekipin e marketingut dhe departamentet e tjera për realizimin e përmbajtjes.
  • Menaxhimi i komunitetit dhe përgjigjja profesionale ndaj komenteve dhe mesazheve.
  • Monitorimi i trendeve, formateve dhe zhvillimeve të platformave sociale.
  • Analizimi i performancës dhe përgatitja e raporteve mujore me rekomandime konkrete.
  • Ruajtja e tonit të komunikimit dhe konsistencës së markës në të gjitha platformat.
  • Mbështetja e fushatave, lançimeve, eventeve, panaireve dhe aktiviteteve të rekrutimit.

Kualifikimet

  • Minimumi 3 vite eksperiencë në social media management, content creation ose digital marketing.
  • Diplomë në Marketing, Komunikim, Gazetari, Multimedia ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë dhe njohje shumë e mirë e YouTube.
  • Eksperiencë në krijimin dhe menaxhimin e kalendarëve editorialë.
  • Aftësi shumë të mira në krijimin e fotografive dhe videove me telefon ose kamerë.
  • Njohuri të mira të programeve të montazhit, si Adobe Premiere Pro, CapCut ose aplikacione të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira në shkrimin dhe përshtatjen e përmbajtjes për platforma të ndryshme.
  • Eksperiencë në komunikim për tregje ndërkombëtare.
  • Njohje shumë e mirë e LinkedIn, Instagram, Facebook dhe YouTube.
  • Aftësi për të lexuar të dhënat analitike dhe për t’i kthyer ato në rekomandime.
  • Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të identifikuar histori të vlefshme brenda aktivitetit të kompanisë.
  • Organizim i mirë, vëmendje ndaj detajeve dhe respektim i afateve.
  • Gatishmëri për të qenë i/e pranishëm/me në ambientet e prodhimit dhe në aktivitete të kompanisë.
  • Eksperienca në intervista të shkurtra dhe storytelling për video përbën avantazh.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4487154558/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 09/11/2026 · Skadon 08/01/2027

Punë të ngjashme