Posto punë

Ballina / Punët / Social Media Content Creator

Social Media Content Creator

Tribus Marketing

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Tribus Marketing është një agjenci marketingu digjital e ndërtuar mbi idenë e komuniteteve (“tribes”), njerëz të bashkuar nga interesa dhe vlera të përbashkëta. Ne ndihmojmë bizneset të krijojnë lidhje reale me audiencën e tyre përmes strategjive të qarta, përmbajtjes kreative dhe komunikimit të qëndrueshëm në rrjetet sociale.

Pozicioni: Social Media Content Creator (Full-Time)

Po kërkojmë një Content Creator me bazë në Tiranë , për një rol full-time.

🔴 E rëndësishme: Ky rol kërkon që personi të realizojë xhirime dhe editime të videove , jo vetëm content writing.

Përgjegjësitë kryesore

  • Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale (Instagram, TikTok, Facebook, etj.)
  • Xhirimi i videove për Reels/TikTok (me telefon)
  • Montazhimi i videove (cut, captions, muzikë, ritëm, transitions)
  • Shkrimi i copy/caption-ave dhe përshtatja e mesazhit sipas brandit
  • Planifikimi i postimeve dhe ndjekja e një kalendari mujor
  • Zhvillimi i ideve kreative dhe formateve të reja të përmbajtjes
  • Monitorimi i trendeve dhe adaptimi i tyre në mënyrë profesionale
  • Analizimi i performancës së postimeve dhe optimizimi i përmbajtjes

Kualifikimet që kërkojmë

  • Eksperiencë në krijim përmbajtjeje për rrjete sociale
  • Aftësi shumë të mira në xhirim dhe editim video (prioritet kryesor)
  • Njohuri të mira të platformave sociale dhe formateve të tyre
  • Aftësi në storytelling dhe shkrim caption-ash të qarta e tërheqëse
  • Organizim i mirë dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht
  • Komunikim i mirë dhe aftësi bashkëpunimi në ekip
  • Ndjekje e trendeve të mediave sociale

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/social-media-content-creator-at-tribus-marketing-4355735017

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 25/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme