Posto punë

Ballina / Punët / SMM & Meta Ads Specialist

SMM & Meta Ads Specialist

Smart Home Albania

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

📢 Po zgjerojmë strukturën e marketingut dhe po hapim një pozicion të ri për Social Media Manager & Meta Ads Specialist.

Roli do të ketë fokus të drejtpërdrejtë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe performancën e fushatave Meta Ads.

Përgjegjësitë

  • Krijimi dhe menaxhimi i strategjive të përmbajtjes për Instagram, Facebook dhe TikTok.

  • Planifikimi dhe realizimi i kalendarit mujor të postimeve.

  • Krijimi, menaxhimi dhe optimizimi i fushatave reklamuese për Awareness, Traffic dhe Lead Generation.

  • Targetimi i audiencave dhe menaxhimi i buxheteve.

  • Monitorimi i KPI-ve dhe analizimi i rezultateve.

  • Përgatitja e raporteve mujore të performancës.

  • Copywriting dhe krijimi i përmbajtjeve kreative.

Kualifikimet

  • Minimumi 2 vite eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale.

  • Njohuri të mira praktike në Meta Ads Manager dhe Meta Business Suite.

  • Njohuri në përdorimin e Meta Pixel dhe Events Manager për tracking dhe matjen e konvertimeve.

  • Njohuri mbi Audiences, Custom Audiences, Lookalike Audiences dhe retargeting.

  • Aftësi në analizimin e rezultateve përmes Ads Manager Insights.

  • Njohuri mbi targetimin e audiencave, menaxhimin e buxheteve dhe optimizimin e fushatave. - Njohuri bazë në Canva, Photoshop ose programe të ngjashme.

  • Aftësi organizative, kreativitet dhe orientim drejt rezultateve.

Ne ofrojmë

  • Ambient pune profesional dhe dinamik.

  • Mundësi zhvillimi profesional.

  • Hapësirë për ide dhe iniciativa kreative.

  • Mundësi për të punuar me projekte dhe marka të ndryshme.

  • Pagë në varësi të eksperiencës.

📩 Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe portofolin e punëve të realizuara në: hr@smarthome.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4476545934/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 07/10/2026 · Skadon 06/12/2026

Punë të ngjashme