Posto punë

Ballina / Punët / Shitëse në Aelia Duty-Free (Lagardere Travel Retail Albania)

Shitëse në Aelia Duty-Free (Lagardere Travel Retail Albania)

ASEL Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kompania: Lagardère Travel Retail është një lider global në industrinë e shitjes me pakicë për udhëtarët, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë në dyqane duty-free, fashion dhe retail, të vendosura në aeroporte, porte dhe pika kryesore udhëtimi.

Tirana International Airport, Duty Free, kërkon SHITESE me eksperiencë

Detyrat

  • Asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes dhe ofrimi i një eksperience të shkëlqyer shërbimi
  • Menaxhimi i pagesave dhe operimi i kasës
  • Mbajtja e rendit dhe organizimit të produkteve në dyqan
  • Informimi i klientëve për ofertat dhe produktet më të reja
  • Respektimi i procedurave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe kasiere ose pozicione të ngjashme (përbën avantazh)
  • Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
  • Njohuri të gjuhës angleze B2 në komunikim (gjuha e dytë përbën avantazh)
  • Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe festat
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik

Çfarë Ofrojmë

  • Pagë konkurruese në treg
  • Bonuse mujore të larta bazuar në shitje
  • Bonuse vjetore bazuar në performance
  • Pagesë për ushqimin
  • Transport nga Tirana
  • Sigurim Shëndetësor falas
  • Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë
  • Trajnime te ndyshme të paguara nga Kompania

Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e Lagardère Travel Retail – një rrjet global lider në shitjet me pakicë në industrinë e udhëtimit, ku talenti vlerësohet, performanca shpërblehet dhe rritja profesionale është reale.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/shit%C3%ABse-n%C3%AB-aelia-duty-free-lagardere-travel-retail-albania-at-asel-albania-4371960498

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme