Përshkrimi
AlbGroup
është një biznes që krijon dhe ofron zgjidhje për biznese në industri të ndryshme. Me mbi 13 vite eksperiencë dhe katër kompani të suksesshme, Albpastrim
, Albsolution
, Albacademy
dhe Hotel
Partner
, operojmë në sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjellë shërbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar.
Për arsye të zgjerimit të aktivitetit tonë , jemi duke kërkuar Shërbim Klienti.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Të përfaqësojë kompaninë në një mënyrë profesionale dhe pozitive në cdo moment.
- Të menaxhojë procesin e shitjes dhe të arrijë objektivat e vendosur në raport me klientët ekzistues.
- Të punojë aktivisht me stafin e brendshëm, me personat kyç në kontakte dhe tek klientët si dhe me palë të treta për të arritur objektivat e kompanisë si dhe realizuar objektivat.
- Të menaxhojë porositë e klientëve,të bëje faturat si dhe shikojë potencialin për rritjen e porosive.
- Të ndjekë dhe monitorojë të gjitha transaksionet e pagesave nga klientët, duke siguruar që çdo pagesë të regjistrohet saktë në sistem.
- Te ndjekë procesin e shitjeve duke përfshirë marrjen e porosive, përpunimin e faturave dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për klientët.
- Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientet ekzistues.
- Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientët potencial.
- Të gjenerojë kontakte të reja dhe kliente potencial.
Kërkesat:
- Diplomë në fushën e marketingut, biznesit, ose një fushë të ngjashme (preferohet).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Njohuri të thella mbi produktet/zhvillimet në sektorin e shitjeve.
- Aftësi për të analizuar tregun dhe të kuptuar nevojat e klientëve.Aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të forta me klientët.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me kolegët dhe departamentet e tjera.
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në:
Email: hr@albgroup.al
Nr e telefonit
: +355 67 401 0031
- *Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sherbim-klienti-at-albgroup-4374801009
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 24/02/2026 · Skadon 19/01/2027