Posto punë

Ballina / Punët / Shërbim Klienti në Sektorin e Shitjeve

Shërbim Klienti në Sektorin e Shitjeve

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Agikons sh.p.k

është kompani ndërtimi me 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij.

Në Agikons sh.p.k., secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur te rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k. është zgjedhja jote më e mirë.

Ne jemi në kërkim të një Shërbim Klienti në Sektorin e Shitjeve .

Detyrat:

  • Asiston procesin e shitjes së njësive (pa qenë përgjegjës për shitjen e pronës)
  • Realizon shitje të produkteve dhe shërbimeve opsionale

Vendos objektiva të qarta për:

  • Cilësinë e shërbimit
  • Korrektësinë e procesit
  • Performancën e shitjes së produkteve opsionale

Mbështet menaxherët e shitjes gjatë:

  • Takimeve me klientë të rinj
  • Prezantimit të projektit dhe opsioneve standarde
  • Përgatitjes së dokumentacionit deri në mbylljen e kontratës
  • Siguron kalim të strukturuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas kontratës

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose fusha të ngjashme)
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në ndërtim / real estate
  • Eksperiencë në: after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling), koordinim multi-projekt
  • Njohuri të mira të proceseve teknike dhe kontraktuale në ndërtim

Aftësi & Kompetenca Kyçe:

  • Lidership operacional & komercial
  • Aftësi negocimi për produkte me vlerë të shtuar
  • Orientim drejt klientit dhe rezultateve
  • Mendim analitik dhe vëmendje ndaj kostove
  • Aftësi shumë të mira koordinuese ndër-departamentale

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4474971138/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 06/10/2026 · Skadon 05/12/2026

Punë të ngjashme