Posto punë

Ballina / Punët / Senior Specialist në Njësinë e Kontrollit Financiar, Buxhet dhe Raportim pranë Departamentit të Financës

Senior Specialist në Njësinë e Kontrollit Financiar, Buxhet dhe Raportim pranë Departamentit të Financës

FED invest

Punë Tiranë Shqipëria Ekonomi, financë, kontabilitet

Përshkrimi

NJOFTIM PUNËSIMI

SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 34 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:

Senior Specialist në Njësinë e Kontrollit Financiar, Buxhet dhe Raportim pranë Departamentit të Financës

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kontribuon në hartimin e buxhetit vjetor dhe ndjekjen e realizimit të tij, duke analizuar devijimet dhe treguesit kryesorë financiarë.
  • Monitoron përputhshmërinë e shpenzimeve me buxhetin e miratuar dhe politikat e institucionit.
  • Përgatit, kontrollon dhe analizon raportet financiare, menaxheriale dhe operacionale.
  • Pergatit raportime periodike ndaj Bankës së Shqipërisë, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe partnerëve institucionalë.
  • Kryen analiza financiare dhe mbështet proceset e rakordimit të të dhënave ndërmjet departamenteve.

Kriteret :

  • Formim universitar në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë profesionale minimum 5 vite, në sektorin bankar ose në institucione financiare, përbën avantazh.
  • Njohuri per analizën financiare, buxhetimin dhe raportimet
  • Njohuri shumë të mira të standardeve kontabël kombetare dhe nderkombetare
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e MS Excel dhe programeve të tjera të raportimit

·        Njohja e sistemeve ERP (p.sh. Flexcube, Oracle ose të ngjashme) përbën avantazh.

  • Njohuri të mira të legjislacionit dhe kuadrit rregullator financiar, veçanërisht të kërkesave të Bankës së Shqipërisë.
  • Certifikimet ne fushen e kontabilitetit ose auditimit perbejne avantazh.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Përpikmëri, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.

·        Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.

Të interesuarit duhet të dergojne, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: hr@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:

- CV ne gjuhen Shqipe.

Aplikimet pranohen deri më datë 20.11.2026.

Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4488211998/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/11/2026 · Skadon 10/01/2027

Punë të ngjashme