Posto punë

Ballina / Punët / Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike

Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike

OTP Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

Pozicioni – Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike

Divizioni – Digjital

Jemi në kërkim të një Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike

për t’u bashkuar skuadrës sonë në Divizionin Digjital.

Kandidati/ja do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të rreziqeve të sigurisë IT brenda Bankës. Ky rol siguron qeverisjen operacionale, përputhshmërinë me rregulloret e brendshme dhe të jashtme, si dhe zbatimin e proceseve dhe kontrolleve efektive për mbrojtjen e aseteve të informacionit të bankës.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:

  • Identifikimi, analizimi, matja, monitorimi, menaxhimi dhe raportimi i rreziqeve të sigurisë IT;
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e proceseve dhe kontrolleve për menaxhimin e rreziqeve;
  • Sigurimi i përputhshmërisë së aktiviteteve të biznesit me të gjitha rregulloret dhe politikat e brendshme;
  • Vlerësimi i rreziqeve të sigurisë së sistemeve IT para ndryshimeve, pas incidenteve dhe rishikim i tyre çdo vit;
  • Planifikimi dhe zbatimi i masave të sigurisë, monitorimi i efektivitetit të tyre dhe ndërhyrja kur është e nevojshme;
  • Menaxhimi i rreziqeve kibernetike nga furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve (menaxhimi i rrezikut të palëve të treta);
  • Mbajtja e regjistrave të aktiviteteve të menaxhimit të rrezikut, përfshirë rreziqet e identifikuara, kontrollet dhe rreziqet e mbetura;
  • Hartimi dhe përditësimi i udhëzimeve dhe procedurave të brendshme për sigurinë IT;
  • Dokumentimi i parimeve dhe rregullave të sigurisë IT, duke siguruar që të jenë të disponueshme dhe të përditësuara;
  • Zhvillimi dhe koordinimi i sistemit të klasifikimit të sigurisë dhe klasifikimi i të dhënave;
  • Propozimi i hartës së arkitekturës së sigurisë IT për mbështetjen e objektivave afatgjata të bankës;
  • Menaxhimi i kërkesave teknike dhe analizës së tyre, si dhe zbatimi i zgjidhjeve teknike sipas standardeve të sigurisë (NIST, ISO 27001, DORA);
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të sistemeve të sigurisë për të gjitha sistemet IT;
  • Rregullimi dhe zbatimi i udhëzimeve operacionale për sigurinë IT në prokurim, zhvillim, testim, menaxhim ndryshimesh dhe outsourcing;
  • Menaxhimi i inventarit të aseteve softuerike dhe harduerike, inspektimi dhe dokumentimi i softuerëve të instaluar, heqja e softuerëve të paautorizuar;
  • Monitorimi i sistemeve të mbrojtjes së rrjetit (firewall, IDS/IPS, DLP), autorizimi dhe zbatimi i rregullave të lidhjes së rrjetit;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i procedurave për menaxhimin e incidenteve të sigurisë IT;
  • Menaxhimi i aksesit, administrimi i përdoruesve, zbatimi i parimit të privilegjit minimal dhe autentifikimi me dy faktorë për akseset kritike;
  • Përgatitja dhe testimi i planeve të backup dhe rikuperimit për sistemet IT;
  • Zbatimi i procedurave për ndërgjegjësimin dhe trajnimin e sigurisë për stafin;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me Njësinë e Mbrojtjes Kibernetike (2LoD) për këshillim, miratim dhe auditime të pavarura.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Siguri Informacioni, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
  • Preferohen certifikime profesionale si CISSP, CISM, CISA, CompTIA Security+, ISO 27001;
  • Eksperiencë 3–5 vjet në sigurinë IT, menaxhimin e rreziqeve ose role të ngjashme operacionale IT;
  • Eksperiencë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe kontrolleve të sigurisë IT;
  • Eksperiencë në punë me ekipe ndërfunksionale, përfshirë IT, njësitë e biznesit dhe linjën e dytë të mbrojtjes (OBA Cyber Defense);
  • Aftësi për të koordinuar me furnitorë dhe ofrues shërbimesh për kërkesat e sigurisë IT;
  • Njohuri mbi rregulloret DORA, ISO 27001, NIST;
  • Aftësi të shkëlqyera dokumentimi, analize dhe komunikimi;
  • Integritet i lartë, profesionalizëm, vëmendje ndaj detajeve, motivim dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Përkushtim ndaj mësimit të vazhdueshëm dhe ndjekjes së risive në fushën e sigurisë IT.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 13.03.2026 .

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-specialist-ne-linj%C3%ABn-e-par%C3%AB-t%C3%AB-mbrojtjes-kibernetike-at-otp-bank-albania-4379875657

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 05/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme