Posto punë

Ballina / Punët / Senior Architect

Senior Architect

Kalaja Talent Consulting

Punë Tiranë Shqipëria Burime njerëzore

Përshkrimi

Kërkojmë të punësojmë Arkitekt – 1 per Interior & dhe 2 Exterior për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e ndërtimit dhe projektimit.

Përshkrimi i Pozicionit:

Arkitekti do të jetë përgjegjës për projektimin, zhvillimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, duke garantuar cilësi të lartë estetike dhe teknike, përputhje me standardet e ndërtimit dhe koordinim me ekipet e zbatimit në terren.

Pozicionet janë të ndara në:

  • Arkitekt Interior
  • Arkitekt Exterior

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Harton projekte arkitektonike për ambiente të brendshme ose të jashtme sipas rolit përkatës
  • Përgatit vizatime teknike, plane ekzekutive dhe detaje ndërtimore
  • Bashkëpunon me inxhinierë, dizajnerë dhe ekipet e kantierit
  • Ndjek zbatimin e projektit në terren dhe siguron përputhje me projektin e miratuar
  • Koordinon ndryshimet teknike gjatë fazës së zbatimit
  • Kontrollon cilësinë e punimeve dhe materialeve
  • Merr pjesë në takime teknike me klientë dhe kontraktorë
  • Siguron respektimin e afateve dhe standardeve të kompanisë

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Arkitekturë
  • Eksperiencë e mëparshme në projekte interior ose exterior mbi 4 vite
  • Eksperiencë në ndjekje kantieri për pozicionin exterior konsiderohet avantazh
  • Njohuri shumë të mira të programeve të projektimit (AutoCAD, Revit, SketchUp, 3Ds Max ose të ngjashme)
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh
  • Orientim drejt cilësisë dhe detajeve
  • Njohuri të standardeve ndërtimore dhe materialeve arkitektonike

Çfarë ofrohet:

  • Pagë konkurruese sipas eksperiencës
  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe përfshirje në projekte prestigjioze
  • Stabilitet dhe rol aktiv në projekte afatgjata

📩 Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën:

eva.nexhipi@ktc.al

069 403 8118

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-architect-at-kalaja-talent-consulting-4363024664

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme