Përshkrimi
Pozicioni : Senior Architect
Vendodhja : Tirane
Kastrati Group , një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Menaxher Kontabiliteti për zyrat e saj në Tiranë.
Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.
Detyrat:
- Harton koncepte arkitekturore për projekte të ndryshme, duke u bazuar në kërkesat funksionale, estetike dhe kontekstuale të çdo projekti.
- Realizon te gjithë ciklin e projektit – nga ideja fillestare, zhvillimi i dizajnit, përgatitja e dokumentacionit teknik, deri te faza e zbatimit në terren.
- Siguron që të gjitha projektet përmbushin standardet estetike, funksionale, teknike dhe legjislative në fuqi.
- Koordinimi me ekipe të tjera si inxhinieri strukturore, MEP (mekanike, elektrike, hidraulike), urbanistë dhe konsulentë të tjerë për një integrim të plotë dhe të qëndrueshëm të projektit.
- Realizon pergatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim për leje ndërtimi dhe për fazën e tenderimit, duke siguruar saktësinë dhe përputhjen me kërkesat ligjore.
- Analizon dhe zgjedh materialet dhe teknologjite e përshtatshme për projektet, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe efikasitetin energjetik.
- Sigurohet që punimet të jenë në përputhje me planifikimin, standardet dhe buxhetin.
- Harton dhe miraton udhezime dhe standarde të brendshme për dizajn dhe dokumentacion teknik.
Kualifikimet:
- Diplomë në Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
- 5+ vite përvojë në projektimin dhe zbatimin e projekteve arkitekturore.
- Njohuri të thella të standardeve ligjore, teknike dhe të sigurisë në ndërtim.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit të ideve kreative.
- Përvoja në përdorimin e softuerëve të dizajnit (AutoCAD, etj.)
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-architect-at-kastrati-4354279280
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 23/01/2026 · Skadon 19/01/2027