Përshkrimi
🚀 HITJOB po zgjeron rrjetin e profesionistëve SAP!
HITJOB është një kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë , e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani ndërkombëtare. Përmes partneriteteve tona, krijojmë mundësi punësimi për profesionistë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një mjedis ndërkombëtar, duke përfituar nga mbështetja administrative, ligjore dhe operacionale që ofrojmë.
Aktualisht, në kuadër të bashkëpunimit me një kompani italiane , jemi në kërkim të profesionistëve me eksperiencë në fushën e SAP , të interesuar për mundësi të reja profesionale.
🔎 Profilet që po kërkojmë:
- SAP EWM Consultant – Extended Warehouse Management
- SAP SD Consultant – Sales and Distribution
- SAP MM Consultant – Materials Management
- SAP PP Consultant – Production Planning
- SAP CO Consultant – Controlling
🎯 Kë kërkojmë?
Profesionistë që kanë eksperiencë praktike me modulet përkatëse SAP, njohuri mbi proceset e biznesit dhe dëshirë për të kontribuar në projekte me karakter ndërkombëtar. Vlerësohen veçanërisht kandidatët që kanë marrë pjesë në projekte implementimi, konfigurimi, rollout apo application support.
💼 Çfarë ofrojmë?
- Kontratë të rregullt pune
- Bashkëpunim me një kompani italiane dhe ekspozim ndaj një mjedisi ndërkombëtar
- Mbështetje administrative, ligjore dhe operacionale gjatë bashkëpunimit
- Mundësi zhvillimi profesional dhe ndërtimi të një karriere afatgjatë
- Mbështetje nga ekipi HITJOB gjatë procesit të rekrutimit dhe punësimit
📩 Jeni të interesuar? Aplikoni tani!
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 16/10/2026 · Skadon 15/12/2026