Posto punë

Ballina / Punët / Sales Merchandiser

Sales Merchandiser

Alba Distribution sh.p.k

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Alba Distribution është duke kërkuar një Sales Merchandiser .

Alba Distribution, pjesë e Balfin Group , është një kompani lider në tregun shqiptar, e specializuar në tregtinë dhe distribuimin e produkteve të brandeve si Samsung, Xiaomi, Canon, Anker, Swisten ect. Si pjesë e një grupi ndërkombëtar, kompania ofron zgjidhje inovative, shërbim cilësor për partnerët dhe mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional.

Përmbledhje e Pozicionit :

Personi i punësuar në këtë pozicion do të jetë përgjegjës për prezantimin dhe shitjen e produkteve direkt tek partnerët në terren, si dhe për të siguruar prezencën dhe ekspozimin e duhur të produkteve në pikat e shitjes.

Ky rol kombinon aftësitë e shitjes me ato të merchandizing-ut për të maksimizuar shitjet dhe brand awareness.

Përgjegjësitë kryesore:

* Vizitimi i rregullt i pikave të shitjes për të promovuar dhe shitur produktet direkt tek partnerët.

* Prezantimi i produkteve dhe shpjegimi i karakteristikave dhe përfitimeve të tyre tek partnerët potencialë.

* Arritja e objektivave të shitjes së caktuar për territoret përkatëse.

* Monitorimi i stokut dhe raportimi i mungesave tek menaxhmenti.

* Sigurimi i prezencës dhe ekspozimit të duhur të produkteve në raftet e dyqaneve.

* Organizimi i aktiviteteve promocionale dhe display-eve sipas udhëzimeve të kompanisë.

* Mbledhja e feedback-ut nga klientët dhe analiza e aktiviteteve të konkurrentëve në terren.

* Mbajtja e raporteve ditore/mujore të aktiviteteve dhe shitjeve.

Kualifikimet dhe aftësitë:

* Përvojë e mëparshme në shitje direkte dhe merchandizing është përparësi.

* Aftësi të mira komunikuese dhe bindëse.

* Aftësi për të punuar në terren dhe për të menaxhuar vetë kohën.

* Njohuri bazë të marketingut dhe promovimit të produkteve.

* Aftësi për të raportuar dhe analizuar informacionin e mbledhur nga terreni.

* Njohja e mjetëve të Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).

* Njohuri të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.

* Patentë shoferi e vlefshme.

Ju lutem dërgoni CV ne adresën e email

s.hoxha@albadistribution.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-merchandiser-at-alba-distribution-sh-p-k-4328738473

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 23/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme