Posto punë

Ballina / Punët / Sales Manager

Sales Manager

OZZO

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

OZZO po kërkon një Manaxher/e Shitjesh energjik/e dhe ambicioz/e për të zgjeruar rrjetin e klientëve në sektorin HORECA (Hotele, Restorante, Kafene).

Kandidati/ja ideal do të jetë përgjegjës për prezantimin dhe shitjen e shërbimeve tona të menuve dixhitale, si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me partnerët e biznesit.

Detyrat:

  • Zhvillimi i strategjive të shitjes për rritjen e klientëve në sektorin HORECA.
  • Identifikimi , planifikimi dhe kontaktimi i bizneseve të reja (restorante, hotele, bare, kafene).
  • Prezentimi profesional i produkteve dhe shërbimeve “Ozzo Digital Menu” ndaj bizneseve.
  • Organizimi i takimeve fizike dhe online për demonstrimin e menusë dixhitale.
  • Negocimi dhe mbyllja e kontratave.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe garantimi i kënaqësisë së tyre.
  • Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar implementim të suksesshëm.
  • Raportimi i performancës së shitjeve, analizimi i tregut dhe propozimi i strategjive të reja.
  • Mbajtja e një pasqyre të azhornuar të shitjeve.

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B, preferohet në sektorin HORECA.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Njohuri mbi produktet dixhitale dhe teknologjitë e shërbimit.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat.
  • Motivim i lartë dhe orientim ndaj rezultateve.
  • Patentë dhe gatishmëri për të udhëtuar brenda qytetit/shtetit (opsionale sipas nevojës).

Ofrojmë:

  • Pagë fikse + bonus mbi performancën.
  • Trajnim i plotë mbi produktin.
  • Mundësi për rritje profesionale brenda kompanisë.
  • Mjedis motivues dhe bashkëpunues.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit:  a.murati@ordo.eu

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-ozzo-4378182212

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 03/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme