Posto punë

Ballina / Punët / Sales Manager HoReCa

Sales Manager HoReCa

Segafredo Zanetti Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Position: Sales Manager HoReCa.

Detyrat

  • Përgatit analiza të tregut, konkurrencës dhe çmimeve.
  • Kryen prezantimin e produkteve të brandit tek klientët.
  • Organizon dhe menaxhon shitjet (rritjen e shitjeve dhe rritjen e bazës së klientëve).
  • Krijon dhe zhvillon strategji për gjetjen e klientëve të rinj.
  • Komunikon kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të marrëveshjes.
  • Është përgjegjës për ndjekjen e klientëve, shlyerjet e debive dhe faturimet, duke i mbajtur të shënuara çdo ditë.
  • Sqaron nevojat e klientëve për produktet e shitura nga kompania dhe koordinon porositë me klientin, në përputhje me nevojat e tij dhe disponueshmërinë e gamës së produkteve.
  • Propozon dhe përgatit oferta të personalizuara për klientët.
  • Ruan marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët.
  • Në bashkëpunim me Supervizorin, krijon një plan mujor shitjesh.
  • Realizon planin e takimeve dhe marrëveshjeve të përcaktuara, krijon raporte ditore për takimet me klientët, si dhe raporte të tjera specifike sipas kërkesave të Supervizorit.
  • Mban shënime për shitjet dhe dërgesat për klientët e kompanisë dhe i raporton ato çdo ditë tek Supervizori.
  • Kryen takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve.
  • Është përgjegjës për arritjen e targetit mujor.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë universitar.

  • Të paktën 2 vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve.

  • Aftësi shumë të mira planifikimi, organizimi dhe negocimi.

  • Aftësi shumë të mira komunikimi, pune në ekip dhe përshtatjeje ndaj ndryshimeve.

  • Leje qarkullimi, kategoria B.

  • Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-horeca-at-segafredo-zanetti-albania-4353912339

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 19/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme