Përshkrimi
Orari: Hënë–Premte, 10:00–19:00 (1 orë pushim)
Vendndodhja: Tiranë, On-site
Përshkrimi i Kompanisë
Danden Group operon në sektorët e konsulencës, marketingut, shërbimeve dhe menaxhimit operativ për biznese brenda dhe jashtë Shqipërisë. Po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Sales Manager që të marrë përsipër menaxhimin dhe konvertimin e lead-ve, komunikimin me klientë dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata.
Përshkrimi i Pozicionit
Pozicioni kërkon një profesionist që di të punojë me ritëm, të menaxhojë ciklin e shitjes nga kontakti i parë deri te mbyllja e kontratës, si dhe të ruajë komunikim korrekt me klientë italianë dhe ndërkombëtarë.
Detyrat kryesore përfshijnë:
- Menaxhimi dhe ndjekja e lead-ve deri në konvertim.
- Telefonata dhe komunikim profesional në gjuhën italiane.
- Prezantimi i shërbimeve dhe përgatitja e ofertave.
- Menaxhimi i CRM dhe pipeline të shitjeve.
- Raportim i rregullt mbi rezultatet dhe objektivat.
Kualifikimet e Kërkuara
- Italisht shumë mirë (detyrueshme).
- Anglisht - e dëshirueshme.
- Eksperiencë e mëparshme në shitje, telemarketing ose role të ngjashme.
- Njohuri bazë mbi marketingun digjital (avantazh).
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe multitasking.
- Orientim i qartë drejt objektivave dhe rezultateve.
Çfarë Ofron Pozicioni
- Pagë fikse + komision mbi performancën.
- Trajnim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme.
- Mundësi rritjeje në një kompani që po zgjerohet.
- Ambient pune serioz, strukturë dhe proces të qartë.
Aplikimet
Dërgoni CV në adresën: info@danden.al
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-danden-4349468844
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 11/12/2025 · Skadon 19/01/2027