Përshkrimi
Përgjegjësitë
-
Koordinon procesin e porosive nga momenti i kërkesës deri në përfundimin e tyre.
-
Përgatit ofertat dhe dokumentacionin e nevojshëm për shitjen.
-
Ndjek ecurinë e porosive dhe sigurohet që ato realizohen në kohë.
-
Bashkëpunon me magazinën për disponueshmërinë dhe lëvizjen e produkteve.
-
Bashkëpunon me financën për dokumentacionin dhe proceset që lidhen me klientët.
-
Koordinon me ekipet teknike për planifikimin e instalimeve dhe realizimin e punimeve.
-
Komunikon rregullisht me klientët dhe u ofron mbështetje gjatë procesit të shitjes.
-
Mbledh dhe përcjell komentet ose kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse.
-
Bashkëpunon me të gjitha departamentet për të zgjidhur problematikat që lidhen me porositë.
-
Kryen detyra të tjera operative që lidhen me koordinimin e procesit të shitjes.
Kualifikimet
-
Minimumi 3 vite eksperiencë në koordinim ose logjistikë të brendshme.
-
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve.
-
Komunikim i shkëlqyer dhe orientim ndaj klientit.
-
Aftësi për të koordinuar disa procese njëkohësisht.
-
Njohuri të Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).
-
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar bashkëpunim ndërdepartamental.
Aftësi Personale
-
Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
-
Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
-
Zgjidhje problemesh dhe mendim praktik.
-
Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
-
Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë së shërbimit.
Nëse organizimi, komunikimi dhe koordinimi janë pikat e tua të forta 📩 Apliko në hr@smarthome.al dhe bëhu pjesë e një kompanie që është lider në sektorin e saj dhe që po rritet cdo ditë.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 24/08/2026 · Skadon 19/01/2027