Përshkrimi
Bashkohu me Dream Auto Albania sh.a: Konsulent Shitjesh
Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durrës, Km.4| Full-time | Mid–Level
Dream Auto Tirana sh.a. operon në sektorin automotive, e krijuar për të zhvilluar aktivitetin e importit, tregtimit, sherbimit dhe mbështetjes së BYD një marke automotive e njohur në nivel globa l, me fokus në ofrimin e një eksperience dealership profesionale, të besueshme dhe në përputhje me standarde të larta ndërkombëtare. Me nisjen e aktivitetit të BYD në tregun shqiptar, Dream Auto Tirana synon të zhvillojë dhe forcojë praninë e markës në vend, duke ofruar automjete dhe shërbime në përputhje me standardet ndërkombëtare të markës dhe një eksperiencë profesionale e cilësore për klientët.
Një pjesë thelbësore e kësaj faze të zhvillimit është zgjerimi i aktivitetit të shitjes dhe forcimi i pranisë së markës në treg, përmes zhvillimit të kanaleve të shitjes, krijimit të mundësive të reja tregtare dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Për këtë arsye, kërkojmë një Konsulent Shitjesh , i/e cili/a do të ketë një rol aktiv në përfaqësimin profesional të shoqërisë dhe markës, identifikimin dhe zhvillimin e klientëve dhe mundësive të reja të shitjes, si dhe ndjekjen e tyre përmes kanaleve të ndryshme të shitjes. Konsulenti/ja do të menaxhojë procesin e shitjes me një qasje këshilluese dhe fokus drejt rezultateve, nga kontakti i parë dhe prezantimi i automjetit deri te negocimi, finalizimi i marrëveshjes dhe dorëzimi, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe siguruar një eksperiencë profesionale dhe cilësore në përputhje me standardet e markës.
Çfarë përfshin roli
· Identifikon dhe kontakton në mënyrë aktive klientë potencialë, duke krijuar mundësi të reja shitjeje dhe kontribuar në zgjerimin e bazës së klientëve.
· Mirëpret klientët dhe siguron një eksperiencë profesionale gjatë gjithë procesit të shitjes, në përputhje me standardet e markës.
· Zhvillon dhe ndjek mundësitë tregtare përmes kanaleve të ndryshme të shitjes, përfshirë showroom-in, kontaktet direkte, kanalet digjitale, referimet, eventet dhe klientët biznes.
· Identifikon nevojat e klientit dhe propozon automjetin, konfigurimin, financimin dhe shërbimet shtesë më të përshtatshme.
· Prezanton automjetet, karakteristikat dhe avantazhet e tyre, si dhe organizon test drive dhe demonstrime sipas nevojës.
· Përgatit oferta tregtare, negocion dhe ndjek në mënyrë aktive klientët dhe lead-et deri në finalizimin e shitjes.
· Punon për realizimin e objektivave individuale të shitjes dhe identifikon vazhdimisht mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
· Ndërton dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët, duke krijuar mundësi për referime, shitje të përsëritura dhe mundësi të tjera tregtare.
· Koordinon me funksionet përkatëse për finalizimin e dokumentacionit, pagesës, regjistrimit dhe dorëzimit të automjetit.
· Mban të përditësuar CRM-in me kontaktet, lead-et, ofertat dhe statusin e shitjeve dhe përgatit raportimet përkatëse mbi aktivitetin tregtar.
· Bashkëpunon me Marketingun dhe funksionet e tjera për fushata, evente, lançime dhe iniciativa që mbështesin gjenerimin e lead-eve dhe shitjeve.
· Respekton standardet e markës, procedurat e shitjes, etikën profesionale dhe politikat tregtare të shoqërisë.
Kandidati/ja ideal/e sjell:
· Arsim i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
· Minimum 2 vite përvojë në shitje, zhvillim biznesi ose role të orientuara drejt klientit.
· Njohuri të mira mbi procesin e shitjes, prezantimin e produkteve dhe ndjekjen e klientëve.
· Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me klientët.
· Orientim të fortë drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave të shitjes.
· Aftësi organizative për të menaxhuar njëkohësisht klientë, lead-e, oferta dhe ndjekjen e tyre.
· Njohuri të mira në përdorimin e sistemeve CRM, paketës Microsoft Office dhe aplikacioneve të shitjes.
· Njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Paraqitje profesionale, sjellje korrekte dhe integritet në përfaqësimin e shoqërisë dhe markës.
Përbëjnë avantazh:
· Përvoja në sektorin automotive.
· Përvoja në zhvillimin aktiv të klientëve të rinj dhe gjenerimin e mundësive të reja të shitjes.
· Eksperienca në menaxhimin e klientëve përmes kanaleve të ndryshme të shitjes.
· Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.
Çfarë ofrojmë
· Një rol kyç në zhvillimin e aktivitetit të shitjes dhe marrëdhënieve me klientët.
· Mundësinë për të kontribuar në zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të markës dhe në një fazë të rëndësishme të rritjes së biznesit.
· Mundësinë për të punuar me një markë të njohur ndërkombëtare.
· Mjedis profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
· Hapësirë për iniciativë, përgjegjësi dhe rritje profesionale.
· Paketë kompensimi konkurruese, në përputhje me eksperiencën.
Aplikimi: Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: CV-në e përditësuar dhe një prezantim të shkurtër profesional ose letër interesi në: communication@automaster.al;
Afati i aplikimit:26.09.2026; Objekti i email-it: Konsulent Shitjesh
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 16/09/2026 · Skadon 19/01/2027