Posto punë

Ballina / Punët / Recepsionist/e

Recepsionist/e

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

ARKA Hotel, pjesë e ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë ju fton të aplikoni për pozicionin: "Receptionist/e"

Përshkrimi i përgjithshëm:

Receptionist/i luan një rol kyç në ofrimin e shërbimeve cilësore, në përputhje me standardet e ARKA Hotel. Kandidati/ja ideal/e duhet të jetë dinamik/e, i/e organizuar dhe i/e aftë të ofrojë shërbim profesional dhe mikpritës ndaj klientëve në çdo moment.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpret dhe asiston klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale
  • Menaxhon procesin e check-in dhe check-out sipas procedurave të hotelit
  • Informon klientët mbi politikat, procedurat dhe mënyrat e pagesës
  • Ndjek dhe zbaton veprimtaritë e përditshme operative, duke u përditësuar me çdo ndryshim apo procedurë të re
  • Koordinon me departamentin e Housekeeping për statusin dhe azhurnimin e dhomave
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse për mirëmbajtje dhe zgjidhjen e kërkesave të klientëve
  • Ofron informacion mbi qytetin, zonën përreth dhe atraksionet turistike
  • Raporton çdo situatë apo kërkesë të pazakontë tek menaxhmenti
  • Tregon fleksibilitet në orar dhe detyra, sipas nevojave të hotelit

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë Universitare në Hoteleri-Turizëm ose Gjuhë të Huaja (përbën avantazh)
  • Minimumi 1 vit përvojë pune në pozicion të ngjashëm
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Njohuri të paketës Microsoft Office
  • Korrektësi, përgjegjshmëri dhe etikë e lartë profesionale

Çfarë ofrohet:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme sipas standardeve të hotelit
  • Pagë konkurruese
  • Kontratë të rregullt pune
  • Mbështetje dhe bashkëpunim në kuadër të një ekipi të strukturuar dhe mikpritës

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Agikons. Sh. P. K

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/recepsionist-e-at-agikons-4374247402

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme