Përshkrimi
Real Estate Agent është përgjegjës për menaxhimin e procesit të shitjes dhe/ose dhënies me qira të pronave, duke ofruar shërbim profesional dhe duke arritur objektiva konkrete përmes performancës individuale.
Përgjegjësitë Kryesore
* Identifikon dhe zhvillon rrjet klientësh (blerës, shitës, investitorë)
* Menaxhon dhe promovon portofolin e pronave
* Organizon dhe realizon vizita në prona
* Negocion marrëveshje dhe mbyll transaksione
* Këshillon klientët mbi mundësitë e tregut imobiliar
* Ndjek procesin nga kontakti i parë deri në finalizimin e shitjes
* Bashkëpunon me ekipin për arritjen e objektivave
* Mirëmban marrëdhënie afatgjata me klientët
Kualifikimet
* Eksperiencë në shitje (avantazh në real estate)
* Aftësi të forta komunikimi dhe negocimi
* Orientim i lartë drejt rezultateve
* Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
* Energji, iniciativë dhe profesionalizëm
* Njohuri bazë të tregut imobiliar
Çfarë Ofrohet
* Komision për çdo transaksion të realizuar
* Mundësi të ardhurash të larta bazuar në performancë
* Ambient modern dhe profesional pune
* Trajnime dhe mbështetje nga ekipi
* Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/real-estate-agent-at-future-home-urban-4403835223
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 18/04/2026 · Skadon 19/01/2027