Posto punë

Ballina / Punët / Procurement Specialist

Procurement Specialist

Prisma

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i Kompanisë

Prisma është një kompani lidere në fushën e IT në Shqipëri, e specializuar në krijimin, zbatimin dhe integrimin e sistemeve të informacionit dhe programeve kompjuterike. Me mbi 17 vite eksperiencë në tregun e IT dhe partneritete të forta ndërkombëtare, Prisma është zgjedhja e parë për kompanitë shqiptare që synojnë të shkëlqejnë në treg. Prisma vlerëson vlerat njerëzore dhe synon të ofrojë një mjedis pune optimal për punonjësit e saj.

Prisma po kërkon një Specialist Prokurimesh & Koordinim Operacional!

Kërkojmë një profesionist të organizuar, me background financiar/ekonomik dhe njohuri në tendera publikë dhe ndërkombëtarë, për t’u bashkuar me ekipin tonë.

Ky është një rol dinamik që kombinon prokurimet, ndjekjen e kontratave, si edhe përgjegjësi të përgjithshme financiare të përditshme.

👉 Një mundësi e shkëlqyer për rritje në karrierë në disa fusha: operacione, prokurime, finance.

Detyrat kryesore:

  • Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për tendera publikë dhe ndërkombëtarë
  • Menaxhimi i afateve dhe kërkesave në platformat zyrtare
  • Ndjekja dhe arkivimi i kontratave pas fitimit të tenderit
  • Koordinim me departamentet e brendshme për dokumentacion teknik/financiar
  • Menaxhimi i detyrave të përditshme financiare , si procesimi i pagesave, administrimi i transaksioneve dhe mbajtja e korrektësisë së dokumentacionit financiar

Kualifikimet:

  • Formim financiar/ekonomik/juridik
  • Njohuri ose eksperiencë në tendera publikë dhe/ose ndërkombëtarë (avantazh i fortë)
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe komunikimi

Pse Prisma?

  • Mundësi të qarta rritjeje profesionale
  • Projekte me partnerë të nivelit të lartë
  • Ambient bashkëpunues dhe dinamik
  • Kushte pune të shkëlqyera dhe kulturë që mbështet zhvillimin personal

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit "info@prisma.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-prisma-4326776093

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme