Përshkrimi
Company Description Profili: Inxhinieri Strukturore / Inxhinieri Transporti dhe Infrastrukturë
📍 Tiranë | Punë me kohë të plotë
Kërkohet një Inxhinier Ndërtimi, të profilit strukturist ose transport, me eksperiencë në projektimin e veprave infrastrukturore.
Përgjegjësitë kryesore
* Hartimi dhe zhvillimi i projekteve inxhinierike në faza të ndryshme të projektimit.
* Projektimi i infrastrukturës rrugore dhe/ose strukturave inxhinierike.
* Përgatitja e vizatimeve teknike, detajeve konstruktive dhe dokumentacionit të projektit.
* Kryerja e analizave dhe llogaritjeve teknike sipas profilit përkatës.
* Përgatitja e preventivave dhe specifikimeve teknike.
* Koordinimi me disiplinat e tjera të projektimit.
* Respektimi i standardeve teknike dhe afateve të realizimit të projekteve.
Kualifikimet e kërkuara
* Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturë ose Transport/Infrastrukturë.
* Eksperiencë profesionale në projektimin e veprave infrastrukturore.
* Njohuri shumë të mira të AutoCAD.
* Njohuri në programe të specializuara sipas profilit:
* Infrastrukturë rrugore: Civil 3D, Autodesk InfraWorks, Plateia ose programe të ngjashme.
* Projektim strukturor: SAP2000, ETABS, Robot Structural Analysis, MIDAS Civil ose programe të ngjashme.
* Njohuri të standardeve teknike të projektimit, përfshirë Eurokodet.
* Aftësi për të hartuar dhe interpretuar dokumentacion teknik.
* Aftësi organizative, përgjegjshmëri dhe frymë bashkëpunimi.
Çfarë ofrojmë
* Përfshirje në projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillime të shkallës së gjerë.
* Bashkëpunim me kompani dhe studio ndërkombëtare të projektimit.
* Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
* Ambient pune profesional dhe dinamik.
* Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 17/11/2026 · Skadon 16/01/2027