Posto punë

Ballina / Punët / Përfaqësuese shitjesh në dyqan

Përfaqësuese shitjesh në dyqan

Digicom Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

DETYRAT KRYESORE

• Marrja, informimi dhe organizimi i kërkesave të klientëve në përputhje me rrethanat.

• Likuidimi i pagesave të klientëve duke përdorur sistemin POS & CASH të dyqanit.

• Koordinimi dhe mbajtja e raporteve të veprimeve ditore të kryera nga vetë punonjësi.

• Informimi, këshillimi, nënshkrimi dhe regjistrimi i kontratës në sistem (CRM).

• Informimi, këshillimi, nënshkrimi dhe regjistrimi i rinovimit të kontratës në sistem (CRM).

• Koordinimi i shitjeve dhe i klientëve me anëtarët e grupit dhe departamentet e tjera.

• Raportimi i nevojave, problemeve dhe interesave të klientëve te eprori.

• Hartimi dhe dërgimi në kohë i e-maileve te departamentet e tjera.

• Përgjegjëse për CASH-in në dyqan dhe derdhjen e tij në bankë.

• Hapja dhe eskalimi i TT-ve (trouble ticket) në CRM për problematika të ndryshme të klientëve.

• Mirëmbajtja dhe raportimi i materialeve të nevojshme për dyqan.

• Përgjegjëse për inventarin e pajisjeve.

• Arritja e targetit personal të përcaktuar nga menaxheri përkatës.

• Komunikim i shkëlqyer për të siguruar kënaqësinë maksimale të klientit dhe të prospektit.

KRITERET KRYESORE

  • Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin universitar.
  • Gjuhë të huaja: Anglisht.
  • Të jetë komunikues/e.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë.
  • T’i përshtatet orareve të ndryshme të punës.
  • Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: hr@digicom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrfaq%C3%ABsuese-shitjesh-n%C3%AB-dyqan-at-digicom-albania-4345675544

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 22/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme