Posto punë

Ballina / Punët / Operator Digjitalizimi

Operator Digjitalizimi

Abkons

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

P ë rshkrimi i Kompanis ë

ABKONS është një nga kompanitë kryesore të konsulencës në fushën e inxhinierisë, zhvillimit dhe menaxhimit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Me ekipin e saj të profesionistëve, si dhe me një rrjet të gjerë konsulentësh dhe ekspertësh, ABKONS është partneri i përzgjedhur nga investitorë që angazhohen në projekte të rëndësishme në sektorë si Energjia, Transporti, Infrastruktura, Mjedisi, Turizmi, Bujqësia, Uji, etj.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Inventarizimi dhe skanimi i hartave kadastrale;
  • Sigurimi që imazhet e skanuara të jenë të qarta, të plota dhe në përputhje me standardet e kërkuara;
  • Verifikimi që çdo hartë e skanuar të përmbushë parametrat teknikë të kërkuar (rezolucioni minimal, thellësia e ngjyrave, formati i skedarit dhe rregullat e emërtimit);
  • Indeksimi dhe lidhja e saktë e skedarëve me zonat përkatëse kadastrale;
  • Dokumentimi i çdo informacioni që mungon, dëmtimi të hartave ose anomalie gjatë procesit të skanimit dhe raportimi i tyre te mbikëqyrësi për veprime korrigjuese;

Kërkesat kryesore:

  • Aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit dhe njohuri mbi procesin e skanimit, menaxhimin e skedarëve dhe ruajtjen e të dhënave;
  • Aftësi për të trajtuar me kujdes materiale arkivore të brishta;
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve për të siguruar që skanimet të jenë të qarta dhe të plota;
  • Aftësi për të ndjekur udhëzime dhe procedura të përcaktuara;
  • Aftësi të mira organizative për menaxhimin e skedarëve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase brenda afateve të projektit.

Aplikimi:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@abkons.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/operator-digjitalizimi-at-abkons-4383047305

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 12/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme