Posto punë

Ballina / Punët / Office Coordinator

Office Coordinator

LPP Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Zgjidhni një Karrierë Ndërkombëtare me LPP S.A – Pjesë e Një Ekipi Global!

LPP S.A është një nga kompanitë më të mëdha të modës në Europë, me 30+ vite histori, 5 marka të fuqishme (Reserved, Mohito, Cropp, House, Sinsay), mbi 2,847 dyqane në më shumë se 40 vende, dhe një ekip prej 73,800 profesionistësh që formësojnë përditë përvojën e miliona klientëve.

LPP po ndërton praninë e saj në Shqipëri, duke hapur mundësi të reja për talente që duan të rriten, të udhëheqin dhe të bëhen pjesë e një kulture moderne, dinamike dhe me standarde evropiane.

Në LPP, kjo kulturë ndërtohet përditë nga vlerat tona FAST, të cilat na drejtojnë në gjithçka që bëjmë: punojmë me Zjarr (Fire) dhe pasion, veprojmë me Ambicie (Ambition) dhe vendosmëri, synojmë Suksesin (Success) përmes rezultateve të matshme dhe kultivojmë Besimin (Trust) në çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin. Nëse këto vlera të përfaqësojnë, atëherë mënyra jonë e punës është edhe e jotja.

KORDINATOR/E ZYRE

Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

​

Jemi në kërkim të një Koordinatori të Zyrës për tu bashkuar me ekipin tonë të back office, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për të siguruar funksionimin e mirëfilltë dhe të efektshëm të zyrës duke trajtuar detyrat e front desk, detyrat administrative dhe koordinimin e aktiviteteve të ndryshme të zyrës. Ky rol përfshin mikpritjen e mysafirëve, menaxhimin e shërbimeve të postës dhe korrierëve, organizimin e udhëtimeve të biznesit dhe kryerjen e detyrave të tjera thelbësore administrative.

Përgjegjësitë:

  • Detyrat e front desk
  • Përshëndetja dhe mirëpritja e mysafirëve
  • Të trajtojë kërkesat dhe të drejtojë vizitorët në personelin e duhur
  • Menaxhimi i postës
  • Merr, zgjedh dhe shpërndan postën hyrëse
  • Porosit dhe rishikon kostot e postës dhe korrierëve
  • Menaxhimi i faturave
  • Regjistron dhe përshkruan faturat në sistemin e menaxhimit të brendshëm (Tasker)
  • Përkthimi i dokumenteve
  • Përkthen procedurat, manualet e brendshme, udhëzimet dhe dokumentet e tjera përkatëse nga gjuha anglisht në gjuhën vendase
  • Arkivimi i dokumentacionit
  • Arkivon sistematikisht dokumentacione administrative
  • Organizimi i udhetimeve zyrtare
  • Organizon udhëtime pune, duke përfshirë akomodimin, hotelet dhe sigurimet perkatese (te udhetimit dhe shendetsore).
  • Planifikoni marrjen e makinave me qira, rezervimin e tavolinave dhe dhomave të mbledhjeve
  • Organizimi i eventeve
  • Organizon ngjarje që lidhen me zyren qëndrore
  • Mbështetje administrative
  • Ofron suport të drejtpërdrejtë për departamentet e tjera sipas nevojës për të mbështetur funksionimin e tyre.

Pritshmërite tona:

  • Qasje pozitive dhe aftësi të mira ndërpersonale
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi për të menaxhuar detyra të shumta dhe për të prioritizuar në mënyrë efektive
  • Aftësi në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook)
  • Aftësi të mira komunikimi si në Gjuhën Shqipe ashtu edhe në atë Angleze
  • Preferohet përvojë pune si koordinatorë administrativ ose i zyrës
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit
  • Aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe përshtatshmëri ndaj situatave të paparashikuara

Cfarë ju ofrojmë:

  • Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
  • Pozitë të pavarur me liri të konsiderueshme veprimi
  • Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
  • Kontratë pune për një kohë të pacaktuar me përfitime shtesë: bonuse të bazuara në performancë
  • Voucher me produkte për çdo sezon
  • Mjedisi dinamik të punës
  • Page konkuruese
  • Hybrid work

Si të Aplikoni?

Dërgoni aplikimin/ CV-në tuaj në anglisht në recruitmentalbania@lpp.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4478395663/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 12/10/2026 · Skadon 11/12/2026

Punë të ngjashme