Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 28.09.2017

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 28.09.2017

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkurset Për Personel Akademik Me Kohë Të Pjesshme Për Vitin Akademik 2017-2018 Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare Si Më Poshtë Vijon

Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kohë të pjesshme në :

  • Biologji të Përgjithshme
  • Fizikë

Kriteret Që Duhet Të Plotësojnë Kandidatët

  • Të jetë i diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse
  • Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8. Në rastin kur nuk paraqiten brenda afatit 7 (shtatë) ditor kandidatë me notë mesatare mbi 8 (tetë), mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, pas miratimit paraprak nga Departamenti përkatës.
  • Të ketë eksperiencë pune në mësimdhënie jo më pak se 5 vjet.
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore. Preferohet gjuha angleze
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kriteret Preferenciale

  • Të jetë i diplomuar me titull “Master Shkencor”
  • Të ketë gradën “Doktor” në fushën përkatëse
  • Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor
  • Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:

  • Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurrojë
  • Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit
  • Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon
  • Dokument identifikimi
  • Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
  • Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit
  • Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një)
  • Kopje të noteruar të librezës së punës
  • Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës
  • Dëshmi penaliteti
  • Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë)

Afati i dorëzimit të dosjeve pranë Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare është brenda datës 28.09.2017 – 06.10.2017. REKTORATI Publikuar më 28.09.2017 28 September, 2017 |

Previous

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - 08.05.2017

Next

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE PËR VITIN AKADEMIK 2017 – 2018

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-%E2%80%93-28-09-2017-at-university-of-medicine-tirana-4398943861

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 08/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme