Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR POZICIONIN PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR, POZICIONI “SPECIALIST NË MBËSHTETJE TË ÇËSHTJEVE AKADEMIKE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË

NJOFTIM PËR POZICIONIN PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR, POZICIONI “SPECIALIST NË MBËSHTETJE TË ÇËSHTJEVE AKADEMIKE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë ”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin nr 62, datë 20.04.2023 “ Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë ” shpall konkursin për vendin e lirë të punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor);
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të komjuterit, dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna në Universitetin e Mjekësisë,
  • Tiranë, ose në institucione të tjera të edukimit.

Kritere Preferenciale

  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;
  • Të ketë eksperiencë pune të ngjashme brenda sistemit arsimor dhe jo më pak se 5 (pesë) vite pune;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin “Master Shkencor”;
  • Preferohet gjuha angleze.

Dokumentacioni i Kërkuar Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
  • Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Vërtetim i Gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda (tre muajve të fundit);
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë

Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

25 April, 2023 |

Previous

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST/ASISTENT ADMINISTRATORI”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHËM) DERI 1 (NJË) VIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

Next

NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË LËNDËN E SEMIOLOGJISË KLINIKE

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-karakter-m%C3%ABsimor-pozicioni-%E2%80%9Cspecialist-n%C3%AB-mb%C3%ABshtetje-t%C3%AB-%C3%A7%C3%ABshtjeve-akademike%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-pran%C3%AB-umt-s%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402269148

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 15/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme