Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, 2 (DY) VENDE, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE” PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, 2 (DY) VENDE, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE” PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr. ­85 , datë 23.08.2022, “ Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë ”, shpall konkursin për 2 (dy) vende, për pozicionin e punës “Personel ndihmës akademik me karakter mësimor “Sekretare Mësimore” me kohë të plotë, pranë Sekretarisë Mësimore në Fakultetin e Mjekësisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, 2 (dy) vende, pozicioni “Sekretare Mësimore” pranë Sekretarisë Mësimore, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës , për të cilin konkuron;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur ;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Kritere Të Veçanta

  • Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Univesisitare, të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre ) vjet;

Kritere Preferenciale Preferohen kandidatë që zotërojnë;

  • Diplomë të Studimeve Universitare, Master Shkencor në Shkencat Shoqërore ose Humane.
  • Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune në arsimin e lartë.
  • Preferohen kandidatë që zotërojnë dëshmi të gjuhës Frengjisht/ Anglisht.

Dokumentacioni i Kërkuar Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noteruar e librezës së punës;
  • Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

29 August, 2022 |

Previous

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHME), NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Next

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND VAKANT “DREJTOR I DREJTORISË SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE”, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË NË POZICIONIN, , NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-2-dy-vende-pozicioni-%E2%80%9Csekretare-m%C3%ABsimore%E2%80%9D-pran%C3%AB-sekretaris%C3%AB-m%C3%ABsimore-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402947227

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme