Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE ME KONTRATË SHËRBIMI TË NJË EKSPERTI TË JASHTËM

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE ME KONTRATË SHËRBIMI TË NJË EKSPERTI TË JASHTËM

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Në zbatim të kontratës nr.180/30, datë 04.06.2021 “Shërbim konsulence-Hartim projekt preventive zbatimi për rikonstruksionin e godinave të dëmtuara nga tërmeti: Godina e Farmacisë, Godina e Anatomisë dhe Salla e leksioneve të godina e Paraklinikut”, Ju informojmë se:

U mbyll faza e parë e “Analiza e detyrës së projektimit dhe përcaktimi i bazës së projektit” të dorëzuar nga Operatori ekonomik me datë 25.06.2021.

Bazuar në nenin 74 dhe nenin 75 të VKM nr.285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” dhe duke qenë se objekti i kontratës kërkon një vlerësim profesional në fushën inxhinierike, gjykojmë se nevojitet asistenca teknike e një eksperti të jashtëm për të përforcuar mendimin profesional teknik.

Prandaj Për Të Qenë Pjesë e Grupit Të Punës Për Ndjekjen Dhe Marrjen Në Dorëzim Të Kontratës, Kërkojmë Punësimin Me Kontratë Shërbimi Të Një Eksperti Të Jashtëm, Si Më Poshtë

1 (një) Inxhinier të fushës së inxhinierisë së ndërtimit , i cili duhet të ketë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.

Eksperti Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vite.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standart (europass).
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit.
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit).
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;

Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell skualifikim të kandidatit. Publikimin e njoftimit ne faqen zyrtare te UMT-së

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë brenda 10 ditëve nga publikimi njoftimit, dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

23 July, 2021 |

Previous

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Next

Rinjoftim për aplikim në Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-pune-me-kontrat%C3%AB-sh%C3%ABrbimi-t%C3%AB-nj%C3%AB-eksperti-t%C3%AB-jasht%C3%ABm-at-university-of-medicine-tirana-4397489358

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme