Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.63, Datë 08.10.2022 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhërin e Administratorit Nr. 251 Datë 09.11.2022, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë

  • Për 1 (një) vend në pozicionin “Magazinier në Fakultet”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Bën sistemimin e magazinës sipas artikujve dhe kushton kujdes për ajrosjen e materialeve dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Mban kartelat e magazinës sipas artikujve dhe i rakordon ato me Specialisten e Financës një herë në tre muaj.
  • Furnizon administratën dhe departamentet sipas urdhërit të dorëzimit nga Përgjegjësi i Financës.
  • Përgatit fletëdaljen me të gjithë artikujt sipas urdhërit të Përgjegjësit të Financës dhe e firmos atë sëbashku me marrësin në dorëzim.
  • Paraqet kërkesën për materiale që mungojnë në magazinë.
  • Magazinieri pret Fletë-Hyrje për materialet që vijnë nga furnitorët (Rektorati) etj., pasi të mbahet procesverbali i marrjes në dorëzim nga Komisioni përkatës.
  • Verifikon materialet e ardhura sipas faturës së furnitorit përkatës.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

Kriteret Kandidatët për vendin e punës “Magazinier në Fakultet”, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të kenë përfunduar studimet e e mesme;
  • Të zotërojnë afësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll – Arkivës Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  • Kopje të noteruar të arsimit përkatës bashkë me listen e notave.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) nëse ka punuar;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së. Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

14 November, 2022 |

Previous

Renditja e aplikantëve Raundi 4

Next

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-n%C3%AB-pozicionin-%E2%80%9Cmagazinier-n%C3%AB-fakultet%E2%80%9D-dega-e-menaxhimit-t%C3%AB-sh%C3%ABrbimeve-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4414946921

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 14/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme