Posto punë

Ballina / Punët / Menaxhere Zyre (Fedos-Uppsala shpk)

Menaxhere Zyre (Fedos-Uppsala shpk)

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Fedos Uppsala shpk është në kërkim të një Menaxhere Zyre me eksperiencë, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera organizative, e cila do të luajë një rol kyç në koordinimin e proceseve administrative dhe mbështetjen e menaxhimit të kompanisë.

Pozicioni është i përshtatshëm për kandidate të përgjegjshme, me aftësi të forta komunikimi, orientim ndaj detajeve dhe dëshirë për të ndërtuar një karrierë afatgjatë në një kompani serioze.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe koordinimi i aktiviteteve administrative të përditshme të zyrës.
  • Mbështetja e proceseve financiare dhe administrative, duke garantuar saktësi në dokumentacion dhe raportime.
  • Organizimi i axhendave, takimeve dhe korrespondencës zyrtare.
  • Administrimi, arkivimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të kompanisë.
  • Koordinimi me furnitorë, partnerë dhe institucione të ndryshme.
  • Mbështetje administrative për drejtuesit dhe departamentet e kompanisë.
  • Monitorimi i shpenzimeve operative të zyrës dhe administrimi i porosive.
  • Sigurimi i funksionimit të rregullt dhe efikas të zyrës.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione administrative ose menaxheriale.
  • Mosha mbi 25 vjeç.
  • Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese dhe menaxhuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
  • Njohuri të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Integritet, korrektësi, diskrecion dhe etikë profesionale.
  • Njohuri të mira në fizikën mjekësore.

Çfarë Ofron Kompania:

  • Ambient pune profesional dhe mbështetës.
  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
  • Stabilitet dhe kontratë afatgjatë.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4478993183/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 21/10/2026 · Skadon 20/12/2026

Punë të ngjashme