Përshkrimi
Kompania jone eshte ne kerkim te një Menaxhere Shitjesh për showroom-in tonë, e cila do të ketë rol kyç në menaxhimin e shitjeve dhe përvojës së klientit.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Realizon aktivitetin e shitjes me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuara
- Kujdeset për mirëmbajtjen, organizimin dhe prezantimin e produkteve në showroom
- Menaxhon ekspozitën, përfshirë përditësimin e artikujve të rinj dhe sugjerimin e vendosjes së produkteve
- Këshillon klientët me profesionalizëm dhe zgjidhje të personalizuara
- Ndjek stokun dhe bashkëpunon me drejtimin për mbarëvajtjen e shitjeve
- Siguron që showroom-i të jetë gjithmonë i rregullt dhe tërheqës.
Kriteret e pranimit:
- Eksperiencë në shitjen e pllakave, hidrosanitareve, ndriçuesve dhe mobilieve
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
- Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup
- Të jetë person korrekt, i shkathët dhe i përgjegjshëm
- Eksperiencë pune minimum 2 vite.
Ne ofrojmë:
-
Ambient pune profesional dhe dinamik
-
Pagesë konkurruese sipas eksperiencës
-
Mundësi bashkëpunimi afatgjatë
-
Adresa : Rruga Bulevardi Blu , Kamez
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 20/02/2026 · Skadon 19/01/2027