Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher/e Rezervimesh &Finance (Albanie 360 ShPK)

Menaxher/e Rezervimesh &Finance (Albanie 360 ShPK)

ASEL Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit tonë në sektorin e turizmit, Albanie 360 kërkon  Menaxher/e Rezervimesh &Finance  të motivuar për menaxhimin e rezervimeve dhe ndjekjen financiare të aktivitetit të kompanisë.

Detyrat kryesore

  • Menaxhimi i aktiviteteve financiare të shoqërisë.
  • Arkëtime dhe pagesa përmes sistemit bankar dhe arkës.
  • Menaxhimi i arkës dhe dokumentacionit përkatës.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore.
  • Menaxhimi i rezervimeve të klientëve.
  • Përgatitja e dosjeve specifike për klientët.

Profili i kërkuar

Gjuhët:  Shqip (e domosdoshme) + Anglisht dhe/ose Frëngjisht.

  • Diplomë universitare në Menaxhim / Financë.
  • Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm (preferohet në turizëm).
  • Njohuri të gjuhës angleze ose frënge.
  • Njohuri shumë të mira në MS Excel, Word dhe programe financiare/kontabiliteti.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, saktësi, vëmendje ndaj detajeve dhe respektim i afateve.
  • Integritet, korrektësi dhe përgjegjësi profesionale.

Aftësitë:

  • Menaxhim rezervimesh.
  • Njohuri bazë në kontabilitet.
  • Excel në nivel profesional.
  • Eksperienca në turizëm përbën avantazh.
  • Cilësitë personale: i/e organizuar, i/e besueshëm/me, komunikim i mirë me partnerët dhe klientët.

Çfarë ofrojmë

  • Ambient pune dinamik dhe njerëzor.
  • Autonomi dhe inkurajim ne marrje e vendimeve.
  • Bashkëpunim afatgjatë në një agjenci turistike në rritje.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-rezervimesh-finance-albanie-360-shpk-at-asel-albania-4358886586

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme