Përshkrimi
Pozicion Vakant – Menaxhere Marketingu
Brunes sh.p.k. , kompani lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave, është në kërkim të një Menaxhere Marketingu për të udhëhequr dhe zhvilluar strategjitë e marketingut, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e brand-it dhe performancës së shitjeve.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi dhe implementimi i strategjive të marketingut (online & offline).
- Menaxhimi i fushatave promocionale dhe analizimi i performancës së tyre.
- Zhvillimi i brand-it dhe rritja e prezencës në treg.
- Menaxhimi i kanaleve të komunikimit (rrjete sociale, website, email marketing).
- Bashkëpunimi me departamentin e shitjeve për të rritur konvertimet.
- Monitorimi i tregut dhe analizimi i konkurrencës.
- Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe optimizimi i kostove.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Marketing, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2-3 vite eksperiencë në marketing (preferohet në retail).
- Njohuri shumë të mira të marketingut digjital dhe mjeteve analitike.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxheriale.
- Kreativitet dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup.
📍 Vendndodhja: Showroom Brunes
🕘 Orari: 08:30 – 17:00
💰 Pagesë konkurruese + bonuse
📩 Aplikoni duke dërguar CV në: hr@brunes.al
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-marketingu-at-brunes-group-4403740298
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 24/04/2026 · Skadon 19/01/2027