Posto punë

Ballina / Punët / Menaxhere Klinike Dentare

Menaxhere Klinike Dentare

OMNES agency

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

OMNES, n ë emër të një klienti është në kërkim të një Menaxhere klinike.

📍 Vendndodhja:

Bulevardi Zogu I, Galeria përballë Mon Amour, kati i dytë, Tiranë.

🕒 Orari i punës:

  • E hënë – E premte: 08:30–17:00
  • E shtunë: 09:00–14:00, një herë në muaj

Përgjegjësitë kryesore

  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e proceseve të përditshme të punës në klinikë.
  • Menaxhimi i stafit, organizimi i orareve të punës dhe planifikimi i pushimeve.
  • Koordinimi i komunikimit me agjencinë e marketingut dhe partnerët e jashtëm.
  • Monitorimi i cilësisë së shërbimit dhe sigurimi i mbarëvajtjes së aktivitetit të klinikës.
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe trajtimi profesional i ankesave apo pakënaqësive.
  • Koordinimi ndërmjet stafit dhe departamenteve për të siguruar një proces pune sa më efikas.
  • Identifikimi i problematikave dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësimin e shërbimit.

Kriteret e kërkuara

  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhim, koordinim ose administrim, preferohet në klinika apo struktura shërbimi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, minimumi niveli B2; niveli C1 përbën avantazh.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe organizative.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të marrëdhënieve me klientët.
  • Aftësi për të zgjidhur problematika dhe për të menaxhuar situata të ndryshme me profesionalizëm.
  • Përgjegjshmëri, iniciativë dhe orientim drejt cilësisë së shërbimit.

Çfarë ofron kompania?

  • Pagë mujore e k ënaqshme në bazë eksperiencës.
  • Mundësi për të marrë përgjegjësi drejtuese dhe për të kontribuar në zhvillimin e klinikës.
  • Ambient profesional dhe rol me ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin dhe cilësinë e shërbimit.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4478286761/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 19/10/2026 · Skadon 18/12/2026

Punë të ngjashme