Përshkrimi
Klegen, një nga kompanitë lider në industrinë e produkteve të bulmetit në Shqipëri, është në kërkim të një Menaxheri Shitjesh energjik dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në Tiranë.
Detyrat kryesore:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes për të rritur praninë e produkteve në treg.
- Menaxhimi dhe trajnimi i skuadrës së shitjeve.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë.
- Realizimi i objektivave mujore dhe raportimi i performancës tek drejtoria.
Kualifikimet
- Eksperiencë minimale 3 vite në pozicion të ngjashëm.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe udhëheqëse.
- Njohuri të mira të tregut dhe rrjet i zhvilluar kontaktesh.
- Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike të shitjes (CRM, Excel etj.).
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe bonuse mbi performancën.
- Pagë konkuruese.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-shitjesh-klegen-sh-p-k-at-asel-albania-4399031263
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 10/04/2026 · Skadon 19/01/2027