Përshkrimi
Pozicioni: Menaxher Prokurimesh
Vendi i punës : Tiranë
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Menaxher Prokurimesh
për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.
Përshkrimi i pozicionit:
Menaxheri i Prokurimeve është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe kontrollin e prokurimit të materialeve dhe shërbimeve, duke siguruar efikasitet kostoje, cilësi dhe përputhje me nevojat teknike të projekteve. Të ketë eksperience në kompani ndërtimi.
Detyrat Kryesore:
- Planifikimi i prokurimeve sipas fazave të projekteve
- Përzgjedhja dhe negocimi me furnitorë dhe nënkontraktorë
- Organizimi i porosive dhe ndjekja e dorëzimeve
- Kontrolli i kostove dhe respektimi i buxheteve
- Koordinimi me inxhinierinë për specifikime teknike
- Menaxhimi i inventarit dhe dokumentacionit të prokurimit
- Raportim periodik mbi shpenzimet dhe performancën e furnitorëve
Kërkesat:
- Diplomë universitare në ekonomi, menaxhim, logjistikë ose fusha të ngjashme
- Minimum 5-7 vite eksperiencë në prokurime
- Eksperiencë në sektorin e ndërtimit (avantazh i fortë)
- Njohuri të tregut dhe materialeve ndërtimore
- Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe organizative
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në adresën hr@kastratigroup.al,duke përmendur në subjekt pozicionin për të cilin jeni duke aplikuar.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-prokurimesh-at-kastrati-4378764297
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 27/02/2026 · Skadon 19/01/2027