Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher Prodhimi

Menaxher Prodhimi

Pune e Re

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e të gjithë ciklit të prodhimit.
  • Përcaktimi, monitorimi dhe vlerësimi i objektivave dhe treguesve të performancës (KPI).
  • Përgatitja e raporteve mbi rezultatet e prodhimit dhe identifikimi i mundësive për përmirësim.
  • Organizimi i turneve, ndarja e detyrave dhe menaxhimi i stafit të prodhimit.
  • Drejtimi dhe mbikëqyrja e përgjegjësve të turneve dhe punonjësve.
  • Monitorimi i produktivitetit, performancës së makinerive, konsumit të lëndëve të para dhe reduktimit të mbetjeve.
  • Garantimi i respektimit të standardeve të cilësisë dhe procedurave teknike.
  • Koordinimi me departamentin teknik për mirëmbajtjen e makinerive dhe minimizimin e ndërprerjeve të prodhimit.
  • Monitorimi dhe raportimi i të dhënave të prodhimit në sistemet ERP.
  • Bashkëpunimi me departamentet e magazinës, blerjeve, shitjeve dhe burimeve njerëzore.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Arsim i lartë në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale, Teknologji Prodhimi ose fusha të ngjashme teknike.
  • Eksperiencë e konsiderueshme në prodhim dhe menaxhimin e proceseve industriale.
  • Njohuri të mira në planifikimin, organizimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.
  • Eksperiencë në përcaktimin dhe analizimin e KPI-ve dhe objektivave të prodhimit.
  • Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e sistemeve ERP.
  • Aftësi të forta drejtuese, vendimmarrëse dhe organizative.
  • Aftësi analitike dhe për zgjidhjen e problematikave.

Kushtet e Punës dhe Përfitimet

  • Orari: E hënë – E shtunë, 08:00–16:00.
  • Bonus performance bazuar në realizimin e objektivave dhe treguesve të performancës.
  • Pushime vjetore sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
  • Kompensim për orët shtesë sipas legjislacionit dhe kontratës së punës.
  • Transporti i perfshirë.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën: info@puneere.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4484347449/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/11/2026 · Skadon 01/01/2027

Punë të ngjashme