Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes

Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes

Global Auto Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bashkohu me Ekipin Tonë: Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes

Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durres, Km.4| Full-time | Entry–Mid Level

Global Auto është një qendër e autorizuar shërbimi për markat FIAT, Jeep, Alfa Romeo dhe Mazda , që ofron shërbime të plota për automjete të reja dhe ekzistuese. Ekipi ynë teknik i specializuar ofron shërbime mekanike, diagnostikimi, karrocerie, mirëmbajtjeje periodike, si edhe furnizim me pjesë origjinale.

Jemi në kërkim të një Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes , cili do të drejtojë dhe koordinojë të gjithë funksionin e pas-shitjes, duke siguruar cilësi shërbimi, performancë operative, menaxhim efektiv të ekipeve dhe një eksperiencë të besueshme e premium për klientët tanë.

Çfarë do të bësh në këtë rol

•     Të drejtosh dhe koordinosh aktivitetin e përditshëm të njësisë së shërbimit pas-shitjes, duke siguruar funksionim të integruar ndërmjet konsulences se sherbimit te servisit, Workshop, Body & Paint, asistencës rrugore dhe magazinës së pjesëve.

•     Të sigurosh ofrimin e shërbimeve sipas standardeve të kompanisë, kërkesave të prodhuesve (OEM) dhe procedurave të brendshme.

•     Të planifikosh kapacitetet, ngarkesën e punës, prioritetet operative dhe shpërndarjen e burimeve, me synim realizimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve.

•     Të mbikëqyrësh porosine dhe menaxhimin e pjesëve dhe materialeve, duke garantuar disponueshmërinë e tyre, lëvizjen e kontrolluar, ruajtjen e duhur, saktësinë e regjistrimeve ne sistemet perkatese.

•     Të monitorosh proceset e porosive, furnizimeve, kthimeve, garancive, faturimit dhe arkëtimit, në bashkëpunim me financën, magazinen dhe funksionet e tjera mbështetëse.

•     Të ndjekësh dhe analizosh treguesit operacionalë dhe financiarë të njësisë, duke propozuar masa për përmirësimin e produktivitetit, cilësisë, rentabilitetit dhe eksperiencës së klientit.

•     Të udhëheqësh, zhvillosh dhe vlerësosh ekipin, duke nxitur disiplinë operacionale, përgjegjshmëri, bashkëpunim dhe përmirësim të vazhdueshëm.

•     Të sigurosh zbatimin e kërkesave të sigurisë, kontrollit të brendshëm, auditimit dhe përputhshmërisë në të gjitha proceset e njësisë.

•     Do të raportosh te Drejtori i Përgjithshëm, dhe do të kesh një ndikim të drejtpërdrejtë në performancën operative, cilësinë e shërbimit dhe zhvillimin e njësisë së pas-shitjes.

Çfarë sjell në këtë rol

·        Arsim i lartë, preferohet në Inxhinieri, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme.

·        Eksperiencë prej 5+ vjetësh në menaxhimin e shërbimit pas-shitjes ose operacioneve të ngjashme.

·        Eksperienca në menaxhimin e operacioneve dhe/ose të pjesëve në sektorin automotive përbën avantazh.

·        Njohuri të mira mbi proceset e Servisit, Karrocerisë dhe Bojës, pjesëve të këmbimit dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit.

·        Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse.

·        Aftësi për të analizuar tregues operacionalë dhe financiarë.

·        Njohuri në përdorimin e sistemeve specifike për autoservice dhe raportimit operacional.

·        Integritet, orientim të lartë ndaj klientit dhe fokus në rezultate..

Pse të bashkohesh me ne

•     Do të marrësh një rol kyç drejtues në një kompani që përfaqëson marka prestigjioze.

•     Do të kesh mundësinë të drejtosh një funksion me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit, eksperiencën e klientit dhe performancën e biznesit.

•     Do të punosh me ekipe profesionale dhe procese moderne në një mjedis të strukturuar dhe me standarde të larta.

•     Do të kesh hapësirë reale për të sjellë përmirësime, për të ndërtuar performancë dhe për të lënë gjurmë në zhvillimin e njësisë së pas-shitjes.

Gati për të aplikuar?

D ërgo CV-në tënde me subjektin: “Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes” në adresën: info@globalauto.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-sh%C3%ABrbimeve-t%C3%AB-pas-shitjes-at-global-auto-albania-4385013594

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 18/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme