Përshkrimi
📢 QUALITY PHARMA GROUP PO ZGJERON EKIPIN NË KOSOVË
MEDICAL SALES REPRESENTATIVE
📍 Kosovë | Full-Time
Quality Pharma Group , kompani e fokusuar në distribucionin dhe zhvillimin e brendeve ndërkombëtare në sektorin farmaceutik dhe të kujdesit shëndetësor, kërkon të zgjerojë ekipin në Kosovë me një:
MEDICAL SALES REPRESENTATIVE
Kërkojmë një profesionist/e energjik/e, ambicioz/e dhe të orientuar drejt rezultateve, që do të ketë në fokus zhvillimin e marrëdhënieve me mjekë, specialistë, klinika dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor , si dhe promovimin profesional të portofolit të produkteve të kompanisë.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
• Vizita të planifikuara dhe të rregullta te mjekët, specialistët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor.
• Prezantimi profesional dhe shkencor i produkteve dhe përfitimeve të tyre.
• Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me mjekë, klinika dhe partnerë profesionalë.
• Identifikimi dhe zhvillimi i mjekëve dhe partnerëve të rinj potencialë në territorin e Kosovës.
• Organizimi dhe menaxhimi i planit ditor dhe mujor të vizitave.
• Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e shitjeve për të siguruar disponueshmërinë dhe prezencën e produkteve në farmaci.
• Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe feedback-ut nga profesionistët shëndetësorë.
• Pjesëmarrja në trajnime, prezantime, konferenca dhe aktivitete profesionale të kompanisë.
• Përmbushja e objektivave mujore dhe vjetore të përcaktuara për territorin.
PROFILI QË KËRKOJMË
✓ Preferohet diplomë në Farmaci, Mjekësi, Infermieri, Biologji, Shkenca të Jetës ose fusha të ngjashme.
✓ Eksperienca si Medical Representative / Medical Sales Representative përbën avantazh të rëndësishëm.
✓ Njohja e tregut farmaceutik dhe e rrjetit të mjekëve në Kosovë përbën avantazh.
✓ Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
✓ Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie profesionale afatgjata.
✓ Organizim, përgjegjshmëri dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
✓ Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime brenda Kosovës.
✓ Patentë drejtimi – Kategoria B.
✓ Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
⭐ ÇFARË OFRON QUALITY PHARMA GROUP
Ne besojmë se performanca dhe profesionalizmi duhet të shpërblehen. Për këtë arsye ofrojmë një paketë shumë konkurruese financiare dhe kushte shumë të mira pune :
• Pagë bazë shumë konkurruese.
• Sistem tërheqës bonusesh , të lidhura me performancën dhe arritjen e objektivave.
• Mundësi për të ardhura shumë të mira për kandidatët me performancë të lartë.
• Automjet kompanie për realizimin e aktivitetit në terren.
• Karburant dhe shpenzimet e punës në terren të mbuluara nga kompania.
• Telefon dhe mjetet e nevojshme të punës.
• Trajnime profesionale dhe të vazhdueshme mbi produktet dhe teknikat e Medical Sales.
• Mbështetje të vazhdueshme nga ekipet e Sales & Marketing .
• Mundësi për të punuar me brende ndërkombëtare , përfshirë Pharmasept dhe Olonea .
• Ambient pune profesional, pozitiv dhe dinamik.
• Mundësi reale për rritje profesionale, avancim në karrierë dhe rritje të të ardhurave në bazë të performancës .
• Mundësi për të qenë pjesë aktive e zhvillimit dhe zgjerimit të Quality Pharma Group në Kosovë .
📩 APLIKO TANI
Nëse je ambicioz/e, të pëlqen puna me profesionistët e shëndetësisë dhe kërkon një kompani që vlerëson dhe shpërblen performancën , dëshirojmë të të njohim.
Dërgo CV-në tënde duke specifikuar pozicionin:
“Medical Sales Representative – Kosovo”
QUALITY PHARMA GROUP
- Building brands. Developing partnerships. Growing together.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 02/10/2026 · Skadon 01/12/2026