Posto punë

Ballina / Punët / Marketing Specialist

Marketing Specialist

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion Vakant: Specialiste Marketingu Senior

Brunes sh.p.k është një kompani lider në tregun e materialeve të ndërtimit, hidrosanitareve, pllakave dhe arredimit të brendshëm, me fokus në cilësi, dizajn dhe shërbim profesional. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe forcimit të brand-it, Brunes kërkon të punësojë një Specialiste Marketingu Senior.

Përgjegjësitë kryesore

  • Harton dhe zbaton strategjinë e marketingut të kompanisë në përputhje me objektivat e shitjes dhe zhvillimit të brand-it Brunes
  • Menaxhon dhe koordinon fushatat e marketingut online dhe offline (social media, paid ads, evente, promo showroom-esh)
  • Menaxhon imazhin dhe komunikimin e brand-it në të gjitha kanalet (digital & fizik)
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet e shitjes, showroomeve dhe menaxhimit për lançime produktesh dhe fushata promocionale
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe performancën e fushatave (KPI, ROI, raporte mujore)
  • Menaxhon buxhetin e marketingut dhe bashkëpunimet me agjenci marketingu, dizajni dhe media
  • Mbikëqyr krijimin e përmbajtjes (vizuale dhe tekstuale) në përputhje me identitetin e brand-it
  • Mbështet dhe koordinon stafin e marketingut (nëse ka)

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 4–5 vite eksperiencë pune në marketing, preferohet eksperiencë senior
  • Njohuri shumë të mira të marketingut digjital (Meta Ads, Google Ads, Social Media, Email Marketing, SEO – avantazh)
  • Eksperiencë në menaxhimin e brand-it dhe fushatave promocionale për retail / B2B (avantazh sektor ndërtimi, arredimi, showroom)
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (italishtja përbën avantazh)

Çfarë ofrojmë

  • Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën
  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale
  • Përfshirje aktive në strategjinë dhe vendimmarrjen e marketingut të kompanisë

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-specialist-at-brunes-group-4344587712

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 18/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme