Posto punë

Ballina / Punët / Marketing Specialist

Marketing Specialist

LUFRA Foods

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

“Lufra Foods”

është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.

Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Tiranës, kërkojmë të punësojmë: Specialist/e Marketingu.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi dhe publikimi i përmbajtjeve në rrjetet sociale dhe platformat online.
  • Mbështetja në realizimin e fushatave dhe aktiviteteve promocionale.
  • Krijimi dhe propozimi i ideve të reja për promovimin e produkteve.
  • Koordinimi me dizajnerë, agjenci dhe partnerë të marketingut.
  • Ndjekja dhe raportimi bazë i rezultateve të aktiviteteve marketingu.

Kualifikimet e kërkuara :

  • Minimalisht 1 vit eksperiencë në fushën e marketingut.
  • Kreativitet dhe aftësi të mira komunikimi.
  • Njohuri bazë në social media dhe marketing digital.
  • Organizim, përgjegjshmëri dhe dëshirë për të mësuar.
  • Njohuri në Canva, Adobe dhe gjuhen e huaj angleze përbëjnë avantazh.

Kërkojmë një person energjik, kreativ dhe proaktiv, që dëshiron të zhvillohet në marketing dhe të kontribuojë aktivisht në promovimin e produkteve tona.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4462838085/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 03/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme